Home | Literature | * * *

* * *

image
 Ajri është i lehtë, dielli pjek dhe plasarit në vreshtë bistakun e rrushit të mbrurë shpejt, hudhra ka erë të fortë.

 

 

 

 

 

 

Përkthyer nga Dea J Klosi

 

 

 

...

 

Një flatër e lehtë drite përpëlitet ndërmjet dy kanateve dhe prek, me pulsime të pabarabarta, murin ose tavolinën e gjatë dhe të rëndë të shkrimit, të leximit, të lojës, tavolinën e pafund që vjen nga Bretanja, siç vij dhe unë. Flatra e dritës është herë e trëndafiltë mbi murin prej gëlqereje të trëndafiltë, dhe herë blu mbi qilimin blu prej pambuku Maroken. Bufetë e mbushura me libra, kolltuqet dhe komodinat kanë bërë me mua, nëpër dy a tre provinca franceze, një udhë të gjatë prej pesëmbëdhjetë vjetësh. Kolltuqet e holla me krahë të fryrë në mes si llërë delikate fshatarkash, pjatat e verdha që këndojnë si këmbana nën gishtin përthyer, të bardhat pjata të veshura me një zmalt bezhë, të gjithë ne rigjejmë  së bashku, të habitur, një vend që është i yni. Kush do të ma dëftonte, në Mourillon, gjashtëdhjetë kilometra tej, shtëpinë e tim eti dhe të gjyshërve të mi ? Të tjera vende më kanë përkundur, kjo është e vërtetë, – disa me një dorë të fortë. Një grua thotë se ka po aq vendlindje, sa ç’ka pasur dashuri të lumtura. Ajo lind gjithashtu nën çdo qiell, në të cilin shëron dhimbjen e dashurisë. Kështu, ky breg blu, i mbjellë me domate dhe speca, është dy herë i imi. 

...

 

Shkëputur nga Romani "Lindja e Ditës", Colette

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00