Home | Literature | * * *

* * *

image © Photo: Ingibjorg Atladottir
Dhe të nesërmen ! Të nesërmen ! E vetmja ditë në jetën e saj ku, ajo kishte parë dhe puthur të birin, sepse që atëherë, ajo as nuk e kishte parë më me sy !

 

 

 

 

Përkthyer nga Dea J Klosi

 

 

 

 

...

 

Asaj i kujtoheshin të gjitha, ditët e gjata që i kalonte e shtrirë nën një pemë portokalli, sytë e ngritur drejt frutave të kuqe, të rrumbullakta, në gjethnajën e gjelbër ! Sa do të kishte dashur ajo të dilte, të shkonte deri në det që fryma e freskët i vinte nga përsipër murit, që ajo ia dëgjonte valët e shkurtra në plazh, që ajo ëndërronte sipërfaqen e madhe blu të ndriçuar nga dielli, me vela të bardha dhe një mal në horizont ! Por ajo nuk guxonte ta kapërcente derën. Po sikur ta njihnin, të shtrembëruar ashtu, duke treguar turpin e saj nën brezin e rëndë ?

Dhe ditët në pritje, ditët e fundit torturuese ! Alarmet ! Vuajtjet kërcënuese ! Pastaj nata e frikshme ! Sa skamje kishte duruar ajo !

Ajo natë, ajo… ! Sa kishte rënkuar, thirrur ! Ajo shihte ende fytyrën e zverdhur të të dashurit  të saj, që ia puthte dorën në çdo minutë, fytyrën e pastër pa qime të mjekut, kapuçin e bardhë të rojes së natës.

Dhe çfarë tronditje kishte ndjerë ajo në zemrën e saj, kur kishte dëgjuar rënkimin e brishtë të fëmijës, atë mjaullimë, atë përpjekje të parë të një zëri njeriu !

Dhe të nesërmen ! Të nesërmen ! E vetmja ditë në jetën e saj ku, ajo kishte parë dhe puthur të birin, sepse që atëherë, ajo as nuk e kishte parë më me sy !

Dhe që atëherë, çfarë ekzistence e gjatë bosh ku rrinte pezull, gjithmonë, mendimi i këtij fëmije ! Ajo nuk e kishte parë, asnjëherë të vetme, këtë qenie të vogël të dalë prej saj, të birin e saj ! Ia kishin marrë, hequr, fshehur. Ajo dinte thjeshtë  se ai kishte qenë rritur nga ca fshatarë normandë, se ishte bërë dhe ai fshatar dhe se ishte martuar, martuar mirë dhe me pasuri të madhe nga i ati, të cilit nuk ia dinte emrin.

 

...

 

(Guy de Maupassant)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00