Home | Literature | Çmimi Campiello - arbëreshit Karmine Abate

Çmimi Campiello - arbëreshit Karmine Abate

image
Karmine Abate (Karmini Kallogjeri), është një shkrimtar Italian i etnisë arbëreshe, autor i shumë tregimeve, romaneve dhe eseve kryesisht të fokusuar tek tema e emigrantëve dhe të takimeve mes dy kulturave.

 

 

 


Arjan Th. Kallço

 

 

 

 


Karmine Abate (Karmini Kallogjeri); lindi në Karfici më 24 tetor  1954. Ai është një shkrimtar Italian i etnisë arbëreshe, autor i shumë tregimeve, romaneve dhe eseve kryesisht të fokusuar tek tema e emigrantëve dhe të takimeve mes dy kulturave. Fëmijërinë e tij e kaloi në qytetin e lindjes dhe pas diplomimit në letërsi u transferua në Hamburg tek i ati emigrant. Filloi punë si mësues ku dhe botoi shkrimet e tij të para. Në vitin 1984 doli libri i tij i parë me tregime në gjuhën gjermane dhe më pas një studim që lidhet me kalabrezët e emigruar në Gjermani. Aktualisht jeton në Itali ku vazhdon veprimtaritë e tij si mësues dhe shkrimtar. Në veprat e tij del në pah fakti se armiku i vërtetë i shoqërisë është racizmi, barriera më e madhe në botëdhe që përpiqet t’i ndajë njerëzit. Ky është shkaku i moskuptimeve dhe moskomunikimeve mes njerëzve. Urrejtja dhe mostoleranca, që e dominojnë veprën e tij, përzihen me një stil të thjeshtë, të rrjedhshëm dhe lehtësisht të kuptueshëm.
Në Itali vazhdon seria e çmimeve prestigjoze që jepen gjatë stinës së verës dhe këtë radhë u ndal në qytetin magjik të Venecias, ku njëkohësisht po mbahet edhe bienalja e famshme e saj. Në këtë garë morën pjesë shumë shkrimtarë dhe më gëzon pamasë fakti që e fitoi një shkrimtar i impenjuar që në të gjithë karrierën e tij, për asnjë çast nuk u shkëput nga jeta dhe impenjimi i shkrimtarit në të. Me sa duket impenjimi shoqëror i shkrimtarit do të jetë parimi kryesor edhe në vitet në vazhdim gjë që e bën më të qartë se edhe Çmimi Nobel do të anojë nga ata shkrimtarë që kanë një kontribut të rëndësishëm në kulturë duke u impenjuar vetë në vijën e parë të saj. Nuk është çudi që këtë vit ta rrëmbejë shkrimtari kinez që ndodhet në krye të klasifikimit, i shkëputur dukshëm nga kandidatët e tjerë. Por së dyti gëzimi bëhet më i madh, pasi në vitin 2010 pata rastin që ta njihja nga afër shkrimtarin Abate në Tiranë në Ditët e Kulturës Italiane, në eventin më të madh të organizuar ndonjëherë në vendin tonë, Dy popuj, nje det, një miqësi.
Shkrimtari kalabrez karmine Abate, e fitoi edicionin e 50-të të Çmimit Capiello me veprën e tij Kodra e erës, të botuar nga shtëpia botuese Mondadori. Vepra flet për sagën e një familje kalabreze, Arkuri, në një kodër me shumë mistere që për një shekull i rezistoi prepotencës dhe që asistoi në rrjedhjen e jetës me lindjet dhe vdekjen, dashuritë dhe plagët. Shkrimtari Abate mori 98 bota nga 273 në total nga një juri e përbërë nga lexues. Këtë çmim ia dedikoi gruas dhe fëmijëve të mi - tha autori gjatë ceremonisë në teatrin La Fenice. Në këtë edicion jubilar përgjegjësia e të shkruarit histori, jo vetëm intriguese, por impenjuese si kjo, është edhe më e madhe. Tetë vjet më parë arrita i treti. Jam shumë i lumtur - shtoi ai.  Një familje e rrallë që na bën të shpresojmë – nënvizoi Abate.
Në vend të dytë u rendit Françeska Melandri me librin Më lart se deti me 58 vota, në vend të tretë Marcello Fois me librin Në meskohë me 49 vota. Çmimi për të rinj iu dha Martina Evangjelisiti, 19 vjeçe, autore e librit Gërshërët, ku protagonistë janë një burrë dhe një grua që u dashuruan qysh fëmijë dhe takohen sërisht pas vitesh, por tashmë të rritur.
Një vlerësim për karrierën iu dha shkrimtares së njohur edhe tek ne, Daça Marainit, e cila e fitoi këtë çmim në vitin 1990 me librin Jeta e gjatë e Mariana Ukrias. Autroja në fjalën e saj theksoi se sot të rinjtë u kthyen tek letërsia impenjuese. Një zhvillim pozitiv. Më vjen mirë. Është një rrugë që e kam përshkuar gjithmonë. Kishim mbërritur tek formalizmi letrar. Ky është kthimi tek realiteti dhe libri më i ri i saj titullohet « Dashuri e rrëmbyer ».

 


 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0