Latest News
Pak për sytë jeshile
Figura gjethesh të jeshilta mbi ajër, sa nis t’i shkel tutje më ikin...
Bujar Plloshtani
Është Nëntor i vjeshtës së vonshme.
Gjethet nisin të pakësohen,
disa gjethe era e veriut i shtyn drejt.
Trotuare të boshatisura,
gjethet e këtij nëntori fluturojnë nëpër trotuare.
Shenja të vetmisë polare ndiej,
veç meditimit s’ka kush t’më shoqërojë.
Nuk shikoj,
veç sytë e tu jeshile që ndizen porsi yje un’ i kujtoj.
Figura gjethesh të jeshilta mbi ajër,
sa nis t’i shkel tutje më ikin.
Këto gjethe vjeshte më kujtojnë
dashurinë që ishte veçse një ëndërr,
një vetmi dritash që më tërbonin në brendi.
Dhjetori po afron,
unë dhe ti jemi larg,
na ndan një vij në mes këtij horizonti të mjegullt,
pa drita në mes.
Terr i verbër.
Rate this article




del.icio.us
Digg

Post your comment