Home | Literature | * * *

* * *

image
Veç një pasqyrë do gjesh në duar. 
Do shohësh veten, reflektim. 
Se ishe ti thesari im.

 

 

 


Charles Baudelaire

 

 

 

 

Nëse dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Çfarë pretendon se do shikoje?
Cilin përbindësh mendon se fsheh?
Po të zhgënjej, por nuk më njeh.
Nuk ka nevojë për të trokitur.
Hyr, shih, kërko, mbet e habitur
Mure të zbrazët lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra
Diku e hedhur afër shtratit
Është nje kuti e tersit, fatit
E mbushur plotë është me kujtime.
Brenda gjithë historia ime.
Janë fjalët që kam thënë aty,
gjithkush që njoha, perfshi ty.
Gjithcka që bëra, e ç’veç ëndërrova
Vendet ku shkela, ku jetova.
Janë zënkat tona dhe mërite
Janë puthjet netëve pa dritë
Veset e mia që aq urreve
Mërgimi i ngadaltë i reve.
Dënimet që vuajta për ty
Herët kur s’të pash ne sy
Jetët qe pa ty jetova.
Të tjera femra që dashurova
Janë dhe sekretet që s’të kam thënë
E amanetet që kam lënë
Fëmijet që kurrë nuk më lindën
Epshet që vrava se nuk mu bindën
Ka letra, që për ty i shkrova
Në zarfet që kurre nuk dërgova
E nëse gjithcka përmbys do kthesh
Sekretin më të madh do gjesh
Se e kam fshehur në fund fare.
Po nuk e pe, s’ke pare gjë fare.
Nxirre mes duarsh në shtrëngim.
K’të më të shtrenjtin sendin tim.
Balsamin që plagët shëronte,
kur kjo djall jete më kafshonte.
Para fytyrës ngadalë afroje.
Dhe mbylli sytë, pastaj zbuloje.
E kur ngadalë ta kesh zbuluar.
Veç një pasqyrë do gjesh në duar.
Do shohësh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.

 


Stolite


E embla ime qe shtrirë krejt nudo, ashtu siç m’a donte mua shpirti
e në trup s’kish lenë asgjë tjetër veç stolitve të saj tingëlluese
e fort të çmuara që i jepnin një pamje e ajër tepër triumfues
të tillë si ai i skllevërve të Morëve në ditët e tyre më të lumtura ...

E, kur keto stoli tunden e shkunden me një tingellimë tallëse
në një botë vezulluese plot dritë metali e zafiresh,
une ndjej të hypi në ekstazë e të humbas në te zjarrtin tërrbim
mes gjërash ku tingujt përzihen në dritë e harrim...

E, ajo e shtirë mbi divan, e dorëzuar në ledhka dashurie
qeshte krejt e lëshuar e hareshëm nga lumturia,
qeshte me dashurinë time, të thelle e të embël si deti,
që ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembënj...

Me sytë e saj çpues të ngulur mbi mua si një tiger i zbutur
me pamje të përhumbur e endërrimtarë merrte poza lozonjare
e më hidhte hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
e pamja e saj naive e sensuale shkriheshin plot nur e magji...

E barku i saj e gjinjtë si dy fryte të virgjër eremirë
dhe llërët dhe kembët dhe kofshët e baseni,
të lëmuar si fildish, të valëzuar si qafë mjelme
shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot dritë

Afroheshin e më përkedhelnin si Engjejt e së Keqes,
për të më prishur qetesinë e prëhjen e shpirtit tim,
për të më çoroditur e rrëzuar nga ai Shkëmb Kristal
ku isha ulur e prëhesha i qete e vetmitar...

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00