Latest News
* * *
Këmbët e diellit Shkundin ajsbergë kronikë...
Dritan Mesuli
Aty ku shpresa
Është tastjerë e fshehur
Në guackë
Një zog shtegues
Po çel vezë flamujsh.
Në bacën e pushtuar prej grami e rrodhesh
Këmbët e diellit
Shkundin ajsbergë kronikë
Që ulërijnë në shkrirje.
Frika ime s'je vetëm!!!
Fatkeqësisht!!!
Në ballkone të zhubravitura
Shikimi balsamos thinjat e mia!
Kam ftohtë në guackë, zëri im!
Dhe në skutat e natës
Që janë të etura
Për çfarëdo lloj kuisjeje!!!
Rate this article




del.icio.us
Digg

Post your comment