image

Në kohë...

Njeri modern,

I lashtë sidoqoftë, do të jem...

 

 

 

HAPËSIRË GJARPËRUESE E KUFIZUAR

 

Nga  José Saramago

 

Vetëdijësim i mugët i mosqenies,

Apo i të qenët diku përtej vetvetes,

Ngërthyer ndër rrjedha pranie, mungesash,

Duke rendur drejt pikënisjes:

Një afrie kaq të largët, një largësie këtu.

Angështisë së të qenët, të drojës

Nga fara që habitet nga harlisja,

Guralecët ku përsëriten përplasjet

E valëve të reja që pandalshëm

Në këtë hapësirë gjarpëruese

Nga ti më vijnë

 

 

 

 

 

 

SI QUHET VALLË MUAJI?

 

Nga Pablo Neruda

 

Si quhet vallë muaji

që vjen mes dhjetorit e janarit?

Me çfarë të drejte i patën numëruar

dymbëdhjetë kokrrat nga vilja e rrushit?

Përse vallë s'na dhanë

muaj të stërzgjatur për gjithë vitin?

A nuk të mashtroi vallë pranvera

me puthje që nuk u harlisën?

 

 

 

 

 

NË KOHË

 

Nga Vitorino Nemésio

 

Në hapësirën kohore hyra në kohë

Krejt i pakohë prej saj do të dal:

Njeri modern,

I lashtë sidoqoftë, do të jem.

Ferrin e shmang

Kundërkohë e përjetshme

Paqja që synoja.

Me tjetër kohë

Kohë do të kem:

Në muzgun e kohëve do të jem

Si dikush që në kohë shpëton.

E në ndërkohë, gjithçka përballova. 

 
 
 
© Elvi Sidheri, në Shqip

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00