image Carlos Drummond de Andrade

Të përleshesh me fjalët

... agon dielli i mëngjesit...

                                                        

 

 

Të përleshesh me fjalët

është lufta më e kotë.

Teksa përleshemi

agon dielli i mëngjesit.

Të shumta janë ato, unë krejt i vetëm.

Disa syresh janë të forta

porsi derri i egër.

 

Të përleshesh me fjalët

tingëllon krejt e pafrytshme.

S’ka përgjakje, plagosje

Në ndërkohë, luftoj.

Fjalë, moj fjalë

(them i rraskapitur),

nëse më sfidon,

luftën ta pranoj.

 

Tashmë i shoh fjalët

njëzëri përulshëm,

njëra më ofron

ngrohtësinë e vjetër,

tjetra syresh lavdinë e saj

me tis misteri,

një tjetër përçmimin e vet,

ndërsa tjetra xhelozinë e saj,

dhe një dashuri largpamëse

më mëson ta shijoj

në çdo fjalë

thelbin grishës,

ofshamën e brishtë.

E aty! Është çasti

kur sytë i hap përgjysmë;

mes një puthje e dy gojësh, 

gjithçka avullon tërësisht.

 

Fytyra yte e hijshme,

është fjalë, rrëzëllon ajo

në përthyerjet natore

që më përfshijnë krejtësisht.

 

 

 

 

© Përktheu: Elvi Sidheri

 

© Carlos Drummond de Andrade

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00