Home | Life & Style | Fara e Zezë, ilaç i mirë

Fara e Zezë, ilaç i mirë

image
Fara e Zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe...

 

  

 

 

 

 

Fara e zezë e njohur në gjuhën mjekësore si Nigella Sativa është një bimë, lëngu i së cilës ka efekte çudibërëse në shërimin e shumë sëmundjeve. Kjo bimë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë. Gjithashtu, përdorimi i këtij vaji ndihmon në parandalimin e diabetit e rezultatet pozitive vërehen pas një muaji.

Madje fara e zezë është një ilaç i mirë edhe në përmirësimin e memories pasi rrit fuqinë e trurit e përqendrimin. Bima çudibërëse e kombinuar me mjaltë ndihmon edhe në trajtimin e astmës, kollës e alergjive; ndërsa nëse përzihet me qumështin e dhisë bën të mundur parandalimin e sulmeve në zemër. Për të gjithë ata që vuajë nga sëmundjet e syve si skuqje, katarakt apo lotim duhet të përdorin vajin e farës së zezë pasi ka efekte të jashtëzakonshme në një kohë të shkurtër. Ndërkohë kjo bimë parandalon edhe formimin e gurit në veshka, ndikon në forcimin e dhëmbëve dhe trajtimin e sëmundjeve të tyre si dhe nëse e përdorni këtë vaj në masazhimin e kokës, do të mundësojë parandalimin e humbjes së flokëve. Ndërkaq ata individë që vuajnë nga dhimbjet e kokës dhe migrena mund të përdorin këtë vaj për t’u kuruar.

Nëse përzieni uthullën dhe mjaltin me vajin e farës së zezë, mund të lehtësoni dhimbjet dhe të parandaloni artritin. Vaji i farës së zezë kur përzihet me lëng rrushi është i mirë kundër kancerit, siç është ai i zorrëve, kanceri i gjakut dhe kancerit të fytit. Për këtë përzihen vaj i farës së zezë me lëng rrushi dhe përdoren tri herë në ditë që të ketë rezultate pozitive. Efekte të shpejta, vaji i farës së zezë ka dhe në qetësimin e dhimbjeve të stomakut nëse e pini 2-3 herë në ditë. Gjithashtu, për të rivitalizuar trupin, për të hequr lodhjen dhe dembelizmin, është sugjeruar që të përzieni vajin e farës së zezë me lëng portokalli. Kjo do të ndihmojë për të hequr pasivitetin dhe të bëjë trupin tuaj energjik.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0