Home | Life & Style | Dua Lipa: Përfaqësoj Kosovën dhe Britaninë

Dua Lipa: Përfaqësoj Kosovën dhe Britaninë

image
Këngëtarja e hitit New Rules është nominuar për Artisten e re më të mirë...

 

 

Këngëtarja kosovaro-britanike, Dua Lipa ka treguar për Billboard sa krenare është me faktin që ka marrë dy nominime për Grammy Awards.

 

“Është nominimi më i rëndësishëm që mund të marrësh. Kaq shumë artistë që unë i kam pasur inspirim tërë jetën janë nominuar, dhe jam kaq e lumtur. Fakti që jam nga Kosova dhe e shoh sa shumë rëndësi ka për njerëzit atje, e bën edhe më të çmendur gjithë këtë. Ndjej se po e përfaqësoj veten, por edhe Britaninë e Madhe dhe Kosovën. Është një moment i madh krenarie për mua”, ka thënë Lipa për Billboard, transmeton KTV-ja.

 

Ajo tregoi se ka pirë shampanjë që në mëngjes për të festuar arritjen e madhe.

 

Këngëtarja e hitit New Rules është nominuar për Artisten e re më të mirë, dhe Best Dance për këngën “Electricity”.

 

Grammy Awards është ceremonia kryesore muzikore e vitit në SHBA.

 

* * *

Dua Lipa është artistja më e transmetuar në Britaninë e Madhe këtë vit, sipas statistikave të Spotify dhe Apple Music.

 

‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris, ishte kënga e dytë më e transmetuar në të dy aplikacionet, pas ‘God’s Plan’ të Drake.

 

Albumi i Duas, titulluar me emrin e saj, ishte i treti më i transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe i katërti globalisht, në Spotify.

 

Këngëtarja është shpallur ylli i kopertinës së “Vogue” për muajin Janar.

 

Apple dhe Spotify janë dy shërbimet më të mëdha të transmetimit të muzikës, me më shumë se 139 milionë abonentë.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0