Dieta dhe shëndeti
Ndonjëherë për të luftuar stresin duhet vetëm të zgjidhni ushqimet e duhura...
Supa e parajsës
Përbërësit për 1 person
1 kokërr vezë
20 g djathë Parmigiano-Reggiano i grirë
20 g bukë e thekur, e grirë
pak kripë e arrë moskat
250 ml lëng mishi i përgatitur në shtëpi me kocka dhe perime ose lëng i gatshëm.
Përgatitja:
1. Vëmë tenxheren me lëngun e mishit të marrë valë.
2. Në një tas përziejmë me pirun vezët, derisa të përftojmë një masë homogjene, shtojmë djathin dhe bukën e thekur të grirë, kripë e arrë moskat sipas dëshirës. Marrim një garuzhde lëng të valuar, e hedhim në tasin ku kemi përzierjen dhe pasi ta përziejmë mirë, e hedhim të gjithë masën në tenxhere, ndërkohë që e kaurdisim pa ndërprerje me lugë druri.
E lëmë në zjarr 1 ose 2 minuta dhe e heqim menjëherë.
E shërbejmë me pak gjalpë të tretur sipër.

Patëllxhanë të mbushur me karota dhe speca
Përbërësit:
2 patëllxhanë
2 karota
1 spec i kuq
2 domate
Djathë i fortë kaçkavall
3 thelpinj hudhre
Gjethe majdanozi
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
Udhëzimet:
1-Perimet lajini mirë.
2-Hudhrën shtypeni e shtoni vajin e ullirit, majdanozin dhe kripën.
3-Patëllxhanët pritini në shirita të hollë deri tek bishti.
4-Secilin shirit lyejeni me salcën e përgatitur me hudhër.
5-Ndërmjet shiritave të patëllxhanëve vendosni karotat e prera në shiritë, specat, domatet e djathin e grirë hollë.
6-Në fund hidhuni edhe pak kripë sipër dhe djathë kaçkavall të grirë në rende.
7-Piqini në furrën e parangrohur në 200 gradë për 30-40 minuta.

Truke për kripën
Me barishte, erëza dhe agrume…Ka kaq shumë ide për t’i dhënë kripës në kuzhinë një “prekje” e cila i bën pjatat tona më të shijshme në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.
Ja disa receta për ta përgatitur, duhen 250 gramë kripë deti e integruar e trashë.
Kripë me selino
Kalojeni në frulator kripën me 6 gjethe të pastra selinoje, një gjethe dafine, fijet e një dege rozmarinë, një lugë të vogël gjethe manxuranë, lëkurë e një gjysme portokalli, pak gjineshtër. Përdoret për patatet në furrë dhe mish të kuq të pjekur në grilë.
Kripë me limon
Përziejeni kripën me gjethet e 5 degëve trumzë të verdhë (limoni) dhe 3 trumzë të zakonshme, lëkurën e grirë të një gjysme limoni, më pas shtoni dhe 50 gr kripë të imët në fund. Për mishin e bardhë dhe atë të derrit.
Kripë me kopër
Përziejeni kripën me një lugë kopër të grirë, pak lëkurë limoni të grirë, dy degë majdanoz, kompletojeni me 5-6 kokrra piper të bardhë të grimcuar dhe hidhini në kavanozë. Perfekt për peshk dhe perime.
Sapo ta aromatizoni kripën"hidheni në një tas, mbulojeni me kanavacë dhe lëreni të pushojë për gjithë natën. Më pas transferojeni në mbajtës hermetik qelqi. Ruajeni në vend të freskët, por jo në frigorifer.




del.icio.us
Digg

Post your comment