Home | Life & Style | Alarm për sulme kibernetike

Alarm për sulme kibernetike

image
Hakerët kanë hyrë në dokumente konfidenciale rreth centraleve bërthamore dhe...

 

 

 

 

 

 

 

 

 Alarm për sulme kibernetike

 

 

 

 

 

Hakerët kanë hyrë në dokumente konfidenciale rreth centraleve bërthamore dhe burgjeve me anë të një sulmi kibernetik, njoftoi media.

 

Sipas raportit, disa nga të dhënat u gjetën në një server të marrë me qira në Gjermani.

 

Mijëra dokumente të ndjeshme që kanë të bëjnë me centralet bërthamore, burgjet dhe rrjetet e tramvajeve janë vjedhur nga serverët e një kompanie franceze përmes sulmeve në internet, njoftuan mediat gjermane dhe franceze.

 

Të dhënat e qasura në mënyrë të paligjshme nga kompania franceze “Ingerop” në qershor arritën në më shumë se 65 gigabajt, sipas njoftimeve të transmetuesit publik gjerman NDR, të përditshmes Süddeutsche Zeitung dhe gazetës franceze Le Monde.

 

Një zëdhënëse nga “Ingerop” e cituar nga NDR tha se –“ më shumë se 11,000 fotografi nga një duzinë projektesh u morën”.

 

Ata thanë se materialet përfshinin plane që tregonin vendet e planifikuara të kamerave për një burg të sigurisë së lartë në Francë, dokumente për një depo të planifikuar të mbeturinave bërthamore në Francën verilindore dhe informacione personale për më shumë se një mijë punëtorë të “Ingerop”.

 

Disa nga dokumentet lidheshin me uzinën bërthamore Fessenheim në kufirin me Gjermaninë, thanë njoftimet.

 

“Ingerop” tha se jo të gjitha planet ishin realizuar. Kompania gjithashtu tha se i kishte informuar konsumatorët e prekur dhe vendosi masa të paspecifikuara të sigurisë.

 

Sipas raporteve, hetuesit gjetën disa nga të dhënat e “Ingerop” në një server me qira në qytetin gjerman të Dortmundit. Kompania ka qenë objektivi i kritikave nga aktivistët anti-bërthamorë francezë dhe gjermanë në muajt e fundit për përfshirjen e saj në planifikimin e një vendi nëntokësor të hedhjes së mbeturinave bërthamore në Lorraine që do të ndërtohet në vitet e ardhshme. Nëse do të ndërtohet, depoja do të ishte vetëm 125 kilometra nga kufiri gjerman.

 

 

 

 

 

Whatsapp sjell risi

 

      

 

 

 

Ajo që i ka shqetësuar gjithmonë njerëzit është ruajtja e privatësisë, sidomos në Whatsapp. Por tashmë kjo pjesë nuk do të jetë më një problem për ju.

 

Platforma më e madhe e mesazheve, Whatsapp do të vijë shumë shpejt me një opsion të ri, që u mundëson të gjithë përdoruesve që aplikacioni ta hapin vetëm me anë të prekjes së gishtit, ose me Face ID.

 

Por kjo e fundit do të jetë e disponueshme vetëm për ata që zotërojnë një iPhone X, Xr, Xs apo Xs Max.

 

 

 

 

 

 

 

Si të merrni like në Instagram

 

      

 

 

 

 

Po si t’ia bëjmë që ajo që postojmë të pëlqehet nga të gjithë? Ja disa këshillat,  sesi të marrim shumë “like” në Instagram:

 

1- Të bëni foto gjatë ditës

Ngjyrat e qarta bëjnë që fotoja të jetë më e bukur dhe të theksohen më mirë detajet që i përkasin fotos. Kjo nuk do të thotë se natën nuk duhet të bëjmë foto, por sa më të qarta, aq më shumë “like” do merrni.

 

2- Të siguroheni që fotoja të ketë ngjyrë të ndritshme

Instagrami është thjesht pasqyrim i mënyrës sesi e shohim botën, plot ngazëllim dhe ngjyra. Në qoftë se fotoja është e mrekullueshme, por nuk është aq e ndritshme apo e gjallë , duhet ta rregullojmë vet me efekte të ndryshme.

 

3- Të përzgjidhni një vend të veçantë

Vendi ku bëhet fotoja është i rëndësishëm, pasi mund të ndikojë në bukurinë e saj. Ne mund të nxjerrim foto në natyrë apo në një rrugë të bukur.

 

4- Nëse jeni pjesë e fotos, të tregoheni sa më të lirshëm

Duhet të harroni faktin, se impostimi në një pozicion të caktuar, do na japë shumë” like”. Të tregoheni vetvetja dhe do pëlqeheni më shumë me natyralitetin dhe gjendjen tuaj të momentit.

 

5-Të zgjidhni orarin e duhur

Secili nga ne ka një orar të caktuar, kur është më i lirë për të postuar një foto. Duhet të llogarisni edhe kur miqtë tuaj janë më aktivë, për t’ju bërë “like” jo shumë larg kohës pasi e keni postuar.

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00