Home | Life & Style | Shurupi i Ftoit

Shurupi i Ftoit

image
Shurupi i ftoit është ideal  kundër të ftohurës...

 

 

 

 

 

 

Aroma e ftonjve të mrekullon sa herë i afrohesh tregjeve në këtë periudhë.

 

Vjeshta është pikërisht stina e këtij fruti të shijshëm.

 

Kur ku frut gatuhet, ka shijen më interesante dhe të plotë si dhe pektina që gjendet tek ftoi mundëson përgatitjen e reçelit më të mirë.

 

Këtë herë receta që do t’ju përcjellë AgroWeb.org ju tregon hapat e përgatitjes së shurupit të ftoit.

 

Shurupi i ftoit është ideal për t’u përdorur kundër të ftohurës, dhimbjeve të grykëve dhe problemeve të gripit dhe virozave.

 

Shurupi i ftoit është gjithashtu ideal për t’u përdorur edhe për dhimbjet e barkut nga e ftohura.

 

 

 

Përbërësit

 

 

1 kg me ftonj të qëruar dhe të prerë në katërsh

 

5 gota me ujë

 

Gjysmë gote uji me mjaltë

 

Gjysmë gotë me sheqer

 

 

 

 

Përgatitja

 

 

Duke qenë se ftonjtë kanë një lëkurë të mbuluar me push, duhet patjetër t’i shpëlani me ujë të bollshëm.

 

Më pas t’i qëroni dhe t’i ndani në katërsh duke i pastruar nga farat që gjenden në zemër të frutit.

 

Në një tas me ujë, vendosni copat e ftoit të prerë, kështu ai nuk do të marri ngjyrën e ndryshkut.

 

Ndërkohë merrni një tenxhere të madhe përzjeni ujin, mjaltin dhe sheqerin.

 

Vendoseni tenxheren në zjarr të lartë dhe përzjejeni përbërjen derisa sheqeri të ketë shrirë plotësisht.

 

Më pas shtoni copat e ftoit pasi t’i keni kulluar.

 

Mbulojeni tenxheren me kapak dhe ulneni zjarrin. Lëreni ashtu derisa ftoi të fillojë të zjejë.

 

Me një pirun herë pas here shponi copat e ftoit për të kuptuar nëse kanë zjerë plotësisht.

 

Zjerja e tyre mund të dojë përreth 45-50 minuta.

 

Kur të kenë zjerë mjafton që t’i largoni nga zjarri dhe ta lini masën të ftohet pak.

 

Më pas largoni nga shurupi copat e ftoit, të cilat mund t’i ruani në një enë të qelqtë për t’i përdorur për ëmbëlsira.

 

Shurupin thjesht kalojeni në një enë qelqi me kapak dhe mund ta ruani në frigorifer përreth një javë.

 

Nëse doni që të përgatisni më shumë shurup ftoi, mjafton që të dyfishoni masat në recetë. /AgroWeb.org

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00