Home | Life & Style | * * *

* * *

image
Boronicat, frutat e pyllit, por dhe vera e kuqe, sipas studiuesve përmbajnë disa elementë të veçantë, që ulin në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikun e impotencës.

 

 

 

 

 

* * *

 

Fiku është një ndër pemët më të vjetra në botë. Konsumimi i tij ka një sërë dobish për shëndetin. Ai është një frut i pasur me proteina, sheqer, fosfor, kalcium, vitaminë A, B dhe C, duke u cilësuar si një frut ideal kundër lodhjes.   Gjithashtu fiqtë janë të njohur edhe për vetitë laksative, në rast të problemeve me kapsllëkun. Për këtë përdorim merrni dhjetë kokrra fiq dhe futini në një enë me një litër ujë, duke i lënë ashtu gjatë gjithë natës.   Në mëngjes herët pini lëngun dhe hani disa nga kokrrat e ndenjura në ujë. Kjo mënyrë është shumë efikase jo vetëm për të rriturit por edhe për fëmijët.

 

* * *

Zbulohet sesi reagon truri në prag të vdekjes

 

Studiuesit amerikanë kanë arritur që të shpjegojnë se si reagon truri përballë vdekjes, edhe nëse përvoja është personale, por edhe kur shohim skena horrori, p.sh. në filma. Emocioni i parë që provojmë është frika. Ajo është një përgjigje konijtive, e cila aktivizohet në situata të vështira.

Kur kemi frikë, aktivizohet talamusi, i cili njësoj si një central i dërgon sinjalet në pjesët e tjera të trurit dhe si pasojë në trupin tonë prodhohet glukozë, kortizol dhe adrenalinë.

Në hipotalamus u hapet drita jeshile reagimeve fiziologjike që lidhen me situatën, çka bën të zgjedhim nëse do të mbrohemi apo do të përpiqemi të ikim.

Pasi truri “vihet në alarm”, ndodh të bërtasim. Ndryshe nga sa mund të mendohet, britmat nuk janë një reagim i pjesës së trurit që lidhet me të folurit, transmeton shekulli. Britmat janë pasojë e aktivizimit të një pjese tjetër të trurit dhe bëjnë që edhe personi që thjesht po e sheh një situatë të tillë, pa qenë i rrezikuar, të ketë reagim të ngjashëm.

Pas frikës dhe britmave vjen momenti i vuajtjes. Kur plagosemi, neuronet sensoriale i dërgojnë talamusit sinjalizimin e dhimbjes. Truri stimulohet që të gjejë një zgjidhje për të shmangur përsëritjen e kësaj ndjesie.

Kur nuk ia arrin, vjen vdekja klinike. Në këtë pikë, truri mbetet i vetëdijshëm për disa çaste, duke hyrë në atë që disa e përshkruajnë si përvoja para vdekjes, e cila ndiqet në shumicën e rasteve nga vdekja biologjike.

 

* * *

Boronica, viagër natyrale

 

Boronicat, frutat e pyllit, por dhe vera e kuqe, sipas studiuesve përmbajnë disa elementë të veçantë, që ulin në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikun e impotencës.Sipas ekspertëve, të konsumosh një grusht me boronica tre herë në javë, ose të pish disa gota me verë të kuqe gjatë javës, mund të jetë një mënyrë shumë efikase në kurimin e problemeve me ereksionin, po aq sa e famshmja Viagra.

Një studim i ri i realizuar nga Universiteti i Anglisë Jugore, në bashkëpunim me Universitetin e Harwardit, ka treguar se këto fruta kanë një efekte shumë të mirë në jetën seksuale, falë disa përbërësve natyrorë, të quajtur flavanodis dhe anthycyanins.Këto përbërës gjenden gjithashtu dhe në frutat të tjera si, qershitë, manaferrat, luleshtrydhet, rrushi, por edhe agrumet.

Studimi tregon se pikërisht flavanodis, mund të ulë me 14 përqind rrezikun për impotencë. Ndërkohë që, kombinimi i një regjimi ushqimor me përmbajte të këtyre frutave dhe i ecjeve ose ushtrimeve, mund të ulë rrezikun e impotencës me 21 përqind.

Për herë të parë studiuesit janë përqendruar në rolin e këtyre përbërësve në jetën seksuale, ndërkohë që është llogaritur se problemet me ereksionin prekin më shumë se gjysmën e burrave në moshë të mesme në botë.

Ajo që theksohet në këtë studim është se meshkujt mund të ulin rrezikun për impotencë, duke konsumuar fruta, që tashmë janë pjesë e përditshme e ushqimit tonë. Gjithashtu një rëndësi të madhe ky studim ka edhe për faktin se, problemet me ereksionin, janë shpesh barometër i sëmundjeve më të rrezikshme si ato kardio-vaskluare.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0