Home | Life & Style | Disa këshilla për shëndetin

Disa këshilla për shëndetin

image
Sasia më e madhe e vitaminës C është e përqendruar në qelizat nervore të trurit, ndërsa në rastet e nivelit të ulët të saj, truri merr gjithë sasinë e vitaminës C për vete, që tregon rëndësinë e kësaj vitamine për zhvillimin dhe aktivitetin e trurit. 

 

 

 

 

 

 

Një studim i ri i realizuar te kafshët eksperimentale, ka treguar se mungesa e vitaminës C mund ta dëmtojë zhvillimin e hershëm të trurit te të porsalindurit.

Rezultatet nga ky studim i publikuar në revistën “The American Journal of Clinical Nutrition”, tregojnë se truri është shumë i ndjeshëm në deficitin sa më të vogël të vitaminës C.

Sasia më e madhe e vitaminës C është e përqendruar në qelizat nervore të trurit, ndërsa në rastet e nivelit të ulët të saj, truri merr gjithë sasinë e vitaminës C për vete, që tregon rëndësinë e kësaj vitamine për zhvillimin dhe aktivitetin e trurit. 

Eksperimentet në minj, kanë treguar se fetuset e minjve të cilët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë vitaminën C deri në tru, kishin zhvilluar dëmtime serioze të trurit. 

Meqenëse edhe njerëzit duhet ta sigurojnë këtë vitaminë me anë të ushqimit, autorët e studimit pohojnë se marrja adekuate e vitaminës C te shtatzënat dhe femrat që japin gji, ka rëndësi vendimtare për zhvillimin mendor të fëmijës.

 

Fara pishe për dobësim 

 

“Presin oreksin”, japin energji, tonifikojnë libidon (dëshirën seksuale) dhe i bëjnë mirë zemrës.

Çfarë janë: Farat e pishës konsumohen të gjalla (si fruta të thata) ose të pjekura dhe kanë shumë cilësi terapeutike. 

Çfarë mbështesin kërkimet e reja: Farat e pishës zvogëlojnë oreksin, mbështet një studim i ri amerikan. 

Për çfarë tjetër janë mirëbërëse: Janë të pasura me proteina dhe yndyra omega 3, të cilat janë mirëbërëse për sistemin kardiak. 

Gjithashtu përmbajnë sasi të rëndësishme merkuri, që kontribuon në funksionin e mirë të sistemit riprodhues dhe imunitar. Farat e pishës shtojnë numrin e spermatozoidëve, si dhe nxisin instinktin seksual.

Kujdes: Mos konsumoni shumë; janë të pasura me kalori. 

Do t'i gjeni: Nga Tetori në Mars.

Kur janë të freskëta farat e pishës? 

Kur kanë ngjyrë të njëtrajtshme të bardhë. Kujdesuni gjithashtu t'i mbani në frigorifer, sepse ndryshe "transformohen" lehtë dhe marrin një aromë të pakëndshme.

Jo vetëm farat... por edhe lëkura e pishës ka cilësi terapeutike. Hidhni në një enë 2-3 pika nga vaji i saj. Lehtëson nga të ftohurit.

 

Shega, magjia e saj

Shega është një pemë e vogël gjetherënëse, frytet e së cilës kanë një lëng të ëmbël dhe me aromë të veçantë. Lloji më i mirë i shegës është ajo më e lëngshme dhe me ngjyrë të kuqe të fortë dhe me lëkurë të hollë. Rritet deri në 5 m lartësi dhe gjerësi deri në 3 m.

Mesdheu paraqet karakteristika klimatike dhe tokësore mjaft të favorshme për kultivimin e shumë bimëve, një pjesë prej të cilave e kanë origjinën pikërisht këtu. Kjo dhuratë, që natyra i ka ofruar banorëve te Mesdheut, është shoqëruar me një kujdes të vazhdueshëm dhe punë të veçantë që këta banorë kanë treguar në kultivimin e bimëve, në mënyrë të veçantë tek pemët frutore. Studimet e ndryshme të arkeologëve dhe zbulimet e bëra prej tyre dëshmojnë për lashtësinë e kultivimit të pemëve frutore.

Lëngu i shegës mund të quhet një bar i çmuar për zemrën. Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arteriosklerozat. Fruti i shegës është simbol i jetëgjatësisë.

Autorët e këtij studimi shpjegojnë se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilët forcojnë muret e enëve të gjakut. Nëse pini çdo ditë një gotë lëng shege, kjo mund të jetë një mënyrë natyrale për të parandaluar dhe luftuar arteriosklerozat.

Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut te shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorrë.

 

Lëngu i hudhrës heq dhjamin 

Lëngu i nxjerrë nga hudhrat është një mundësi e mirë për të pasur një organizëm të shëndetshëm.

Ai është një lëng i cili njihet për vetitë e tij çudibërëse për largimin e shtresave dhjamore e po ashtu edhe për forcimin e sistemit imun, pastron gjakun, përmirëson aftësinë në punë, përmirëson punën e zemrës dhe ndikon te sëmundjet e femrave.

Për të përgatitur këtë pije është e nevojshme që të keni; 12 thelbi hudhre, e më pas përzieni me gjysmë litër verë të zezë.

Le të qëndrojë për dy javë, më pas e kulloni dhe e zhvendosni në një shishe tjetër. Lëngun ta pini tri herë në ditë nga një lugë, për një muaj rresht.

 

Maskë për fytyrë të lodhur 

 

Pas qëndrimit gjithëditor në zyrë dhe në ambient të mbyllur, fytyrës suaj i nevojitet një tretman intensiv në mënyrë që të kthjellet dhe të zhduken shenjat e lodhjes.

Për shërim të shpejtë, përdorni piling natyral për fytyrë. Përziejini dy lugë të miellit të misrit me të bardhët e një veze.

E vendosni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 15 minuta. Më pas këtë maskë e shpëlani me ujë të ngrohtë, derisa fytyrës i dhuroni një masazh me lëvizje të buta dhe lëvizje në formë të rrethit. Për fund, fytyrën e pastroni me ujë të ftohtë.

Një tjetër recetë që për bazë ka mjaltin dhe largon lodhjen thotë: përziejini dy lugë mjalti me pak lëng limoni dhe atë maskë e vendosni në fytyrë. E lini të veprojë për 15 minuta për ta shpëlarë fytyrën më pas me ujë të vakët.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00