Home | Life & Style | Të kujdesemi për shëndetin!

Të kujdesemi për shëndetin!

image
Mundohuni të konsumoni ushqime që janë të pasura me vitamina A, D, E dhe K dhe minerale si kalcium, magnez dhe fosfor.

 

 

 

 

 

 

Kuroni  venat me metoda natyrale 


Venat dhe variçet e dala në sipërfaqen e lëkurës janë një problem që prek shumë njerëz. Përveçse nuk janë aspak estetike, me kalimin e kohës ato mund t’ju japin edhe probleme shëndetësore. Në ketë postim do t’ju paraqesim një recetë natyrale se si t’i trajtoni venat dhe variçet.

Merrni një domate jeshile dhe priteni ne feta të holla rrethore. Vendosini fetat e domateve mbi venat dhe kapilarët. Lidhini ato me një fashë, në mënyrë që domatet të qëndrojnë aty pa lëvizur. Mbajini domatet mbi zonën problematike derisa të shikoni se lëkura po reagon. Përsëriteni këtë metodë çdo ditë për 14 ditë. Pas 2 javësh do të vëreni ndryshime të dukshme.

Shërimi i venave dhe variçeve me domate të kuqe të pjekura:

Kjo metodë është e ngjashme me atë që ju përmendëm më lart. Së pari, lani domatet dhe pritini në feta të holla rrethore. Fiksojini fetat e domates në një fashë dhe mbajini ato për 3-4 orë. Ky trajtim duhet të zbatohet 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse doni, mund t’i alternoni të dy metodat sëbashku, në ditë të aplikoni njërën metodë dhe të nesërmen metodën tjetër, atë me domate jeshile.

Domatet janë mjaft kurative për këto probleme sepse përmbajnë substanca të ngjashme me acidin acetilsalicilik. Ky acid ka veti antikoagulimi dhe e bëjnë gjakun më pak të dendur dhe stimulojnë rrjedhjen e tij.

 

Mërzitja mund t’ju sjellë vdekjen 


Një studim i publikuar nga universiteti Iowa ka mbledhur të dhëna nga 1,307 njerëz përgjatë 40 vitesh. Ata që kishin 25% zemërim e kishin 1.57 herë më të lartë rrezikun për të vdekur më herët në krahasim me ato që nuk acaroheshin/zemëroheshin.

Nivelet e zemërimit fillimisht janë matur çdo vit midis 1968 deri 1972 nga pyetja e thjeshtë “A zemëroheni lehtë?”.

Mosha mesatare e burrave në fillim të studimit ishte vetëm nën 30-vjeç, por efektet zemërimit u panë deri në 35 vjet më vonë. “Kjo nuk është për njerëzit që zemërohen njëherë në pesë vjet”, thotë Amelia Karraker, autorja e studimit. Sipas saj zemërimi mund të rrisë presionin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës, sidomos kur njerëzit ndjejnë se janë trajtuar në mënyrë të padrejtë.

 

Të mbrojmë shëndetin e dhëmbëve 

 

Prishja e dhëmbëve është vetëm një mesazh se një organ nuk po funksionon si duhet. Shëndetin e dhëmbëve mund ta mbani me mënyrën e duhur të ushqyerit, si dhe duke u kujdesur për shëndetin oral.

Disa këshilla që mund të ndiqni për të evituar problemet me dhëmbët:

Mundohuni të konsumoni ushqime që janë të pasura me vitamina A, D, E dhe K dhe minerale si kalcium, magnez dhe fosfor.

Konsumoni ushqime të larta nëfibra, për të rritur prodhimin e pështymës në gojën tuaj që është një mbrojtës natyral për dhëmbët.

Merrni Vitamina D nëpërmjet ushqimit.

Pini 1 deri në 2 gota supë kockash në ditë.

Bëni gargarë me vaj kokosi çdo mëngjes për 20 minuta.

Hiqni sheqerin e rafinuar nga ushqimet dhe pijet.

Gjithmonë përdorni gargarë antibakterial.

Shpëlani gojën me ujë të ngrohtë pas çdo vakti.

Pini çaj të zi dhe të gjelbër, në mënyrë që të zvogëloni rritjen e baktereve.

Pas konsumoni pije me acid, lani dhëmbët dhe shpëlani gojën me ujë të ngrohtë.

Pini sasi të mjaftueshme të ujit gjatë ditës.

Konsumoni lëng boronicë shpesh për përmirësimin e higjienës orale.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00