Home | Life & Style | Fara e Mbretërve

Fara e Mbretërve

image
 Fara e Mbretërve (Jatropha Curcas) është një bimë zbukuruese me frute në masën e kumbullës që përdoret gjerësisht në mjekësinë popullore. Kjo bimë mund të gjendet në zona të ndryshme tropikale. Ajo mund të përballojë periudha të gjata thatësire. Disa nga efektet shëruese janë vërtetuar shkencërisht.

 

 

 

 

 

 Fara e Mbretërve (Jatropha Curcas) është një bimë zbukuruese me frute në masën e kumbullës që përdoret gjerësisht në mjekësinë popullore. Kjo bimë mund të gjendet në zona të ndryshme tropikale. Ajo mund të përballojë periudha të gjata thatësire. Disa nga efektet shëruese janë vërtetuar shkencërisht.

 

 Përdorimet e Farës së Mbretërve:

 

 "Fara e Mbretërve" përdoret zakonisht për pastrimin e stomakut, duke shkaktuar të vjella dhe diarre. Nëse e pini atë si çaj, ajo mund të ndihmojë për pakësimin e etheve dhe ndihmon gjithashtu në sëmundjen e verdhëzës dhe gonorresë. Përtypja e farave ndihmon njerëzit që vuajnë nga kapsllëku, sepse konsumimi tij shkakton diarre. Bishtat e gjetheve të reja thuhet se ndihmojnë në infeksionet urinare. 

 Çaji i përgatitur nga lëvorja e frutit të Jatropha Curcas i jepet njerëzve që vuajnë nga reumatizma dhe lebroza. 

 Këshilli indian i Hulumtime të Pylltarisë, Dehradun, thotë se rrënjët mund të përdoren për të bërë një antidot kundër pickimeve të gjarpërinjve. 

 

 Vaji i përftuar nga farat (Fara e mbretërve) përdoret për të ndihmuar në rastet e skuqjeve dhe sëmundjeve parazitare të lëkurës. Lëngu i lëvores së Jatropha curcas përdoret për të fashuar plagët dhe ulçerat dhe mund të përdoret gjithashtu për ndalimin e gjakderdhjes. Vaji i Jatropha Curcas i përzirë me benzoate benzol, është efektive kundër zgjebes dhe pezmatimit të lëkurës (dermatitis). Ju mund të përdorni limfën e nxjerrë nga gjethet, në pickimet e bletës ose grenxës.

 

 Degët e vogla e të buta mund të përdoren si furçë dhëmbësh për të pastruar dhëmbët. Kur (Jatropha Curcas) përziehet me diçka që ka një shije të këndshme, ajo mund të përdoret si shpëlarës goje. Jatropha mund të përdoret për të forcuar mishrat e dhëmbëve dhe me gjethet e saj mund të bëhen kompresa për dhembjet e dhëmbëve.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00