Home | Life & Style | Komisioni Europian kërkon përmirësimin e Wi-Fi-it

Komisioni Europian kërkon përmirësimin e Wi-Fi-it

image
Neelie Kroes, zv. Presidente e Komisionit Europian është shprehur se Wi-Fi është një ndër sukseset më të rëndësishme të njerëzimit dhe se çdo njeri në Europë duhet të ketë mundësinë të përfitojë nga Interneti, kudo që të jetë në shtëpi ose në punë.

 

 

 

 

 

 

Sipas një studimi të realizuar së fundmi nga Komisioni Europian është mësuar se 71% e trafikut wireless përbëhet nga lidhjet Wi-Fi. Ky rezultat mbështetet së tepërmi nga përhapja e madhe e smartfonëve dhe tabletave, përdoruesit e të cilëve përdorin Wi-Fi për të përfunduar veprime të ndryshme online.

Neelie Kroes, zv. Presidente e Komisionit Europian është shprehur se Wi-Fi është një ndër sukseset më të rëndësishme të njerëzimit dhe se çdo njeri në Europë duhet të ketë mundësinë të përfitojë nga Interneti, kudo që të jetë në shtëpi ose në punë.

Duke qenë se Wi-Fi është një prej shërbimeve esenciale për realizimin e komunikimit dhe transferimit të të dhënave, Kroes ka propozuar marrjen e disa masave për të përballuar rritjen e kërkesës. Zgjerimi i spektrit të Wi-Fi nga 5150 MHz në 5925 MHz, përmirësimi i frekuencave mobile nga 2.6 GHz në 3.5 GHz, janë disa nga masat.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0