Home | Life & Style | Empatia

Empatia

image
 Ai që ka empati, jeton më shumë se një jetë.

 

 

Nga Jonathan Lambert

 

 

Empatia duket si një cilësi e mirë tek qeniet njerëzore. E pastër dhe e thjeshtë. Kjo ndjenjë nalejon të shqyrtojmë perspektivën e të tjerëve – ta vendosim veten në vendin e të tjerëve, dhe të imagjinojmë përvojat e tyre. Nga kjo pikëpamje impresionuese, mund të vijnë vetëm gjëra të mira, apo jo?

 

Sipas Fric Breithaupt, jo domosdoshmërisht. “Ndonjëherë ne kryejmë mizori, jo se pse dështojmë të jemi të ndjeshëm, por më tepër si pasojë e një empatie direkt të suksesshme”- shkruan ai në librin e tij të ardhshëm “Ana e errët e empatisë”.

 

Breithaupt, që drejton Laboratorin e Eksperimenteve të Humanistikës në Universitetin e Indianas në SHBA, argumenton se ndjeshmëria është një kapacitet moralisht i paqartë, i cili mund të naçojë në humbje, nëse nuk kuptojmë shumë nga anët e saj.

 

Empatia si term shfaqet vetëm në vitin 1909, kur u përkthye nga një koncept gjerman i “ndjenjës së vetes në një vepër arti” thotë ai. Në 40 vitet e fundit, ajo ka qenë më në fokus, teksa biologët evolucionistë filluan të eksplorojnë rolin e saj në formësimin e trurit njerëzor. Që atëherë, është shndërruar në një koncept psikologjik bazë, dhe një pjesë e asaj, për të cilën biologët mendojnë se na bën dukshëm më njerëzorë.

 

Si e përkufizon shkenca empatinë, dhe çfarë drite hedh ajo mbi konceptet më filozofike të saj?

 

Për një farë kohe, neuroshkencëtarët kanë menduar se në tru ishte një qendër të empatisë. Pastaj, ata arritën të  kuptojnë shumë më tepër: që empatia nuk ndodhet në një vend të caktuar në trurin tonë; dhe se ajo është kudo. Studimet e imazheve, tregojnë se ne përdorim çdo pjesë të trurit, si për veprimet tona, ashtu edhe për ndjenjat tona, por edhe për vëzhgimin e njerëzve të tjerë. Pra, në thelb i gjithë truri është empatik

 

Shumica e njerëzve, mund të supozojnë se ajo është një gjë e mirë. Por a është vërtet e tillë?

 

Unë nuk po përpiqem t’ju bind se empatia është diçka e keqe, apo se te gjithë duhet të jemi kundër saj. Mendoj se ajo është themelore për ne. Është absolutisht diçka që ne duhet ta kuptojmë, për të ditur se si të veprojmë. Ndërkohë, mendoj se në shumicën e rasteve empatia bën më shumë mirë, se sa keq.

 

Dhe dua ta theksoj këtë, pasi ajo ka edhe anët e saj të errëta. Njerëzit supozojnë se ndjeshmëria është e mirë, por unë jam realisht skeptik për këtë. Empatia mund të jetë pak më shumë egoiste, se sa supozojnë shumë njerëz. Empatiku ndihet më pak i vetmuar, ai ndan përvoja me të tjerët, mëson diçka. Prandaj, duhet të pyesim për kë është e mirë empatia? Në shumicën e rasteve, është e mirë për vetë empatikun.

 

Si mund të ndodhë kështu?

 

Qëniet pa empati, jetojnë në botën e tyre. Ata nuk mund ta kuptojnë realisht, se në botë ka edhe qenie të tjera që ekzistojnë me vete, sipas mendjes së tyre. Por, qeniet me empati e kuptojnë se të gjitha ato qënie përreth, me mendje të ndryshme, kanë përvoja dhe ndjenja të ndryshme. Ata mund të marrin pjesë në to. Ai që ka empati, jeton më shumë se një jetë.

 

Natyrisht, ndonjëherë kjo do të thotë që të bartni mbi vete vuajtjet e të tjerëve, por në shumë raste gëzimi i tyre, bëhet edhe gëzimi juaj. Pra, është një jetë më e pasur dhe shumë më komplekse. Dhe sigurisht, në këtë kuptim, empatia është e mrekullueshme për njerëzit që e kanë.

 

Por ka edhe një anë të errët, apo jo? Në librin tuaj, ju flisni për diçka që e quani “empati vampirike”. Ç’doni thoni me këtë?

 

Empatia vampirike, është një formë e ndjeshmërisë, ku njerëzit duan të manipulojnë njerëzit drejt të cilëve drejtohet empatia, në mënyrë që ata, nëpërmjet këtyre të fundit, ta përjetojnë botën në një mënyrë të tillë, që ta gëzojnë realisht. Një rast ekstrem i kësaj, është i ashtuqujturi “prindërimi helikopter”.

 

Këta lloj prindërish, përpiqen vazhdimisht t’i oriejtojnë fëmijët e tyre në drejtimet që ata mendojnë se janë drejtimet e duhura. Natyrisht, ata duan më të mirën për fëmijët e tyre. Por, unë mendoj se këtu fshihet diçka tjetër. Është një lloj jetese bashkë me fëmijët, duke imagjinuar se si duhet të jetë, të kemi një jetë që është e karakterizuar nga sukseset, ku pengesat zhduken dhe ku jeta mund të gëzohet.

 

Por, kjo gjithashtu do të thotë që edhe prindërit po e bashkë-përjetojnë atë jetë, kështu që ata fillojnë të kontrollojnë jetën e tyre. Ata duan në thelb, ta përdorin fëmijën pothuajse si një peng.Në një lloj kuptimi, këta lloj prindërish po u vjedhin fëmijërinë fëmijëve të tyre, në mënyrë që ata ta projektojnë veten e tyre tek këta fëmijë.

 

Ju shkruani se ndjeshmëria mund të na bëjë më të distancuar, në vend se të na afrojë më shumë. Si mund të ndodhë kjo?

 

Njerëzit imagjinojnë se emptia mund të ndihmojë në zgjidhjen e tensioneve, në rastet e konfliktit.Por, shpesh empatia na çon pikërisht në ekstreme, diçka që i polarizon më shumë njerëzit. Kjo vlen si për një grindje familjare, apo diçka tjetër që përshkallëzohet në një luftë civile.

 

Njerëzit nxitojnë shpesh të marrin anë. Dhe kur merr njërën anë, merr edhe perspektivën e saj. Ju mund të shihni pjesët e dhimbshme të asaj perspektive dhe të bëheni njësh me te, dhe kjo empatia mund të bëjë ta shihni anën tjetër, si të errët ose më të dyshimtë.

 

Kështu ndodh me terroristët. Unë mendoj se shumë prej tyre, mund të mos kenë mungesë të empatisë. Përkundrazi, ata shohin gjendjen e mjerueshme të një grupi me të cilin ata identifikohen. Duke e parë atë si diçka të tmerrshme, kjo i nxit ata të bëhen terroristë aktivë.

 

A ka mangësi të tjera empatia?

 

Empatikët mund ta teprojnë me këtë ndjenjë. Nëse jeni mjek, që sheh shumë vuajtje dhe dhimbje çdo ditë, gjendje juaj psikologjike mund të rëndohet. Një e treta e mjekëve, vuajnë nga “një emopati e tepruar”, që është kaq e rëndë, sa që ndikon në punën e tyre si mjekë dhe jetën e tyre personale. Ata bëhen viktimë e empatisë që kanë.

 

Megjithatë, në fund empatia bën më shumë të mira apo dëme?

 

Në një kuptim, po. Empatia është e lidhur ngushtë me sjelljen altruiste. Mendoj se ndjeshmëria mund t’i ndihmojë njerëzit të ndihmojnë njëri-tjetrin, dhe kjo na bën njerëzorë.Argumenti im kryesor këtu është se në shumë rastet e ndihmës altruiste, apo ndihmës humanitare, njerëzit në të vërtetë nuk e empazitojnë aq shumë personin në nevojë.

 

Ata identifikohen më shumë me ndihmësin, heroin, personin që ndërhyn edhe nëse është një ndihmës imagjinar. Kjo mund të jetë diçka e mirë, ajo të çon në një veprim të mirë, por mund të ketë edhe anë negative. Për shembull, nëse dëshironi që viktimat t`u thonë “faleminderit”. Ju madje mund të dëshironi t’i mbani njerëzit që ndihmoni në atë pozitë të ulët, pasi ajo mund të mbështesë ndjenjën tuaj për të qënë një hero.

 

Nëse doni mirënjohje dhe nëse kjo nuk vjen, mund të kthehet në pakënaqësi. Ky është një impuls i përhershëm dhe i zakonshëm. Në rrafshin politik, mendoj se kjo ndodhi në Gjermani. Në vitin 2015, Gjermania i hapi kufijtë e saj për refugjatët. Fillimisht kishte një valë entuziazmi të madh, dhe pastaj pati papritur një rënie të madhe të entuziazmit, dhe shumë pakënaqësi. / npr.org – bota.al

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0