image

Korça: Jo TEC!

Banorët  janë kundër projektligjit të qeverisë për ndërtimin e TEC-it...

 

  

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo është kundër ndërtimit të TEC-it në Korçë. Qëndrimin e tij kundër ai e ka shprehur përmes një letre drejtuar ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministres së MEI, Belinda Balluku.

 

Ai kërkon refuzimin e kërkesës së kompanisë GPP për ndërtimin e një TEC me gaz në afërsi të qytetit të Korçës.

 

“Ju kërkoj mos aprovimin e këtij projekti, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës”, thuhet në letrën e Filos.

 

Dhjetëra banorë të fshatit Sheqeras, në Korçë, kanë protestuar më herët pasi kundërshtojnë ndërtimin e TEC-it në fshatin e tyre. Banorët u shprehen se janë kundër projektligjit të qeverisë për ndërtimin e TEC-it në zonën e tyre, pasi ndërtimi i tij do të kthejë zonën në një hapësirë të pabanueshme.

 

Projekti, që u njoftua pak kohë më parë nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, ka marrë statusin e investitorit strategjik me kusht nga Komiteti i Investimeve Strategjike. Projekti parashikon realizimin në zonën e Korçës të një termocentrali me cikël të kombinuar me rendiment të shndërrimit të energjisë termike në energji elektrike me 60% ose 5990 kj/këh me kapacitet 480.9 MW.

 

Sipas projektit, synimi është që të zhvillohet në një sipërfaqe totale prej 909 182 metër në Korçë, Pojan, Kuç i Zi, Belorta, Dishnicë, Barç, Zëmblak, Malavec, Nevicisht për realizmin e termocentralit, lidhjes me TAP, lidhjes me sistemin e ujit, ndërtimin e shtyllave të linjës së transmetimit dhe ndërtimin e shtresës së nënstacionit Zëmblak.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0