Home | Education | U botua libri "E Drejta Administrative" nga Prof. Dr. Jeton Shasivari

U botua libri "E Drejta Administrative" nga Prof. Dr. Jeton Shasivari

image
Sapo ka dalë në qarkullim libri universitar " E Drejta Administrative"  me autor Prof. Dr Jeton Shasivari, Pedagog në Fakultetin Juridik të Universitetit të Europës Jug-Lindore në Tetovë.

 

 

 

  

 

 Prof. Dr. Jeton Shasivari, ligjërues në UEJL, në kolanën e botimeve shkencore ka sjellë në dritë botimin më të ri nga fusha e drejtësisë "E DREJTA ADMINISTRATIVE" (e drejta materiale dhe procedurale). Autori Prof. Dr. Jeton Shasivari me këtë libër universitar ka plotësuar nevojën e domosdoshme për studentët e drejtësisë dhe studiuesve të ndryshëm, që përmes këtij teksti të zgjerojnë njohuritë e tyre teorike dhe praktike në lëmin e të drejtës administrative, dhe të drejtës procedurale administrative.

"Me këtë tekst universitar, autori ngërthen qasjet e ndryshme teorike, praktike, pozitive dhe konkrete të së drejtës administrative, me ç'rast lexuesit i ofrohet një gamë e gjerë e çështjeve dhe aspekteve juridikeqë formësojnë përmbajtjen e materies administrative, me theks të veçantë në të Drejtën administrative të Republikës së Maqedonisë si shkencë juridike-pozitive konkrete.

Si risi e veçantë e këtij teksti universitar, duhet të veçohet shtojca praktike në pjesën e tretë, ku autori ka përpiluar 36-të modele të parashtresave dhe të shkresave zyrtare që më shpesh përdoren në praktikën e Procedurës administrative dhe të Konfliktit (kontestit) administrativ, me qëllim që të ofrohet ndërlidhja e duhur midis teorisë dhe praktikës administrative, e cila mbi të gjitha do t`u shërbejë studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Europës Juglindore, përgjatë ligjëratave dhe orëve praktike si dhe juristëve shqiptarë që si nëpunës shtetëror në tituj të ndryshëm punojnë në organet dhe institucionet e ndryshme shtetërore dhe publike në nivelin qëndror dhe atë lokal", shprehet në parathënien e tij të librit Prof. Dr. Jeton Shasivari.

 

 

 Jeton Shasivari

 Prof. Dr. Jeton Shasivari

 

 

 image

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00