Home | Education | Prirja për të qenë lider

Prirja për të qenë lider

image
Një nga tipet më lehtësisht të identifikueshme është ai narcistik me 2 format e tij, atë produktive dhe atë destruktive.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Çfarë e bën një njeri të jetë lider? A janë të gjithë njerëzit të aftë të bëhen liderë apo vetëm disa lindin me prirjen dhe potencialin për të qenë të tillë? Këto janë disa nga pyetjet e shumta që kanë ngjallur e vazhdojnë të ngjallin debat ndërmjet njerëzve. Shumë studiues e kanë parë në këndvështrime të ndryshme dhe kanë nxjerrë edhe një numër të konsiderueshëm teorish. Kjo nuk ka ndodhur më kot, por për vetë rëndësinë që ka figura e liderit, sepse historia ka treguar se në çdo fushë dhe në çdo kohë të gjithë kanë pasur nevojë për një udhëheqës, pra për një lider i cili të marrë vendime dhe ta bëjë turmën të ecë përpara. Një nga karakteristikat shumë të rëndësishme që e bën një individ të dallojë dhe që shërben si potencial për t’u bërë lider është inteligjenca emocionale, tek e cila futen një sërë komponentësh, si: 

 

1) Vetëndërgjegjësimi 

2) Vetëkontrolli 

3) Motivimi i brendshëm 

4) Empatia 

5) Fryma bashkëpunuese 

 

Karriera dhe jeta e shumë njerëzve të njohur apo të mëdhenj ka treguar qartë dhe prerë dëshirën dhe etjen e tyre të jashtëzakonshme për t’u bërë të tillë, për të pasur pushtet tek të tjerët dhe për t’i drejtuar ata. Nëse i referohemi asaj që kanë thënë studiuesit, shohim se ata e përcaktojnë qenien njerëzore si një qenie që përpiqet gjithmonë për të ecur përpara, për të arritur diçka, për të fituar shuma të mëdha. Të gjithë ne shtyhemi nga nevoja për të qenë të suksesshëm në jetë. Megjithatë realiteti ka treguar se jo të gjithë bëhen liderë, përkundrazi këtë e arrijnë një numër shumë i vogël njerëzish. Një nga karakteristikat që bën diferencën është pa diskutim edhe inteligjenca. Një tjetër aspekt i thjeshtë në dukje, por që ka rëndësi të madhe është aparenca fizike. Njerëzit gjithmonë i kanë admiruar, madje janë krenuar me udhëheqësit me paraqitje të mirë fizike, prestigjiozë, burrërorë (meqë shumica e liderëve janë burra) e mundësisht të bukur. Në lidhje me këtë Frojdi ka thënë: “Masa provon një tërheqje gati erotike nga lideri”. Këto veçori e ndihmojnë një lider të sugjestionojë të tjerët. Pothuajse të gjithë kanë besim të patundshëm në vetvete, energji e vullnet të pashtershëm, shtysa të brendshme shumë të mëdha. Të tillë ishin Napoleoni, Kromuelli, Neroni, Stalini, Hitleri etj. Me kalimin e kohës tek ata përforcohet aftësia sugjestionuese e në disa raste gati hipnotizuese, madje në kohërat e sotme ata ndihmohen edhe nga televizionet, radiot, shtypi etj. Duhet theksuar fakti se liderët janë në çdo fushë, megjithatë nuk janë të gjithë njësoj.

Një nga tipet më lehtësisht të identifikueshme është ai narcistik me 2 format e tij, atë produktive dhe atë destruktive. Duke u bazuar në këtë tipar, është shumë e rëndësishme që turma të zgjedhë liderin e duhur, atë produktiv dhe human, pasi në rast të kundërt pasojat bien mbi vetë turmën. Liderët patologjikë janë ëndërrimtarë dhe aspak realistë, ata mund ta shkatërrojnë grupin që drejtojnë, kanë mungesë empatie, nuk pranojnë kritikën dhe nuk e tolerojnë oponencën e të tjerëve. Kjo është arsyeja madhore që na bën të shohim më thellë, të reflektojmë më tepër dhe të bëjmë zgjedhjen e duhur sa herë na kërkohet kjo gjë. Një nga presidentët më të suksesshëm të botës, Bill Clinton, në librin për jetën e tij ka thënë: “Më pëlqente të lexoja dhe konkurroja, por flisja më shumë seç duhej”, “Para se të futesha në një garë, isha gjithmonë i bindur se do të fitoja, sepse nëse nuk do të ishte kështu, atëherë nuk futesha fare në garë”. Lexonte në mënyrë masive dhe gjumi nuk ka qenë asnjëherë një dashuri e tij, mjaftohej me 4 orë gjumë dhe mund të ishte shumë produktiv edhe gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës. Të gjithë prindërit që kanë një fëmijë dhe e shohin me pritshmërinë se një ditë do të bëhet lider, pse jo, nëse ka të tilla cilësi asgjë nuk është e pamundur.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0