image

Metusalemët politikë

Të gjithë jemi të vdekshëm ...

 

 

Nga Ibraim Kazimi

 

 

Metusalemi, për të parën herë, shfaqet si një emër historiko-religjioz, që daton qysh para 3500 – 4000 viteve p.e.r. dhe si përkufizim, përdorimi i tij ka rrjedhur si shtrirje figurative përshkruese që nga kodikët e analet profane e filozofiko-letrare ,e deri në sinonimet e ditëve të sotme bashkëkohore, veçmas, me theks apostrofues, në lëmitë e shkencave antropologjike e medicinale. 

 

Metusalemi ishte emri i gjyshit të Noa-s, sipas Dhjatës së vjetër, gjyshi i Nuh-it, a.s. siç njihet në besimin islam. Përndryshe, i evidentuar sipas dijeve të lashta alternative, si i biri historik i klerikut me dhunti, aftësi dhe dituri madhështore e mbi mundësitë kohore të vdektarëve bashkë-kohanikë të tij – i biri i Enok-ut, ose Thotit, siç e njohim së fundmi në opinionet dhe kuloaret masive, mediatike. 

 

Emër ky, i ndërlidhur me referimet e bujshme biografike të civilizimeve të hershme parashekullore dhe trashëgimitë e fshehura ( heshtura ) me urtitë e njohjet mbinatyrore, në literturat mistike e shkencat e ashtuquajtura ( për moment ) metafizike, nga këndvështrimi i qasjeve konvencionale.

Për hirë të shmangies së digresioneve tematike, këtu, shkurtimisht, po përfundoj ” uvertyrën” e kompozicionit hyrës, me asociacionet referuese të ” Librit të humbur të Enokut dhe Tabelës Smaragdine të Thotit”, si vegëza ndihmëse në kuriozitetin e lexuesit për informacione shtesë.

 

“Fatëkeqësisht”, lënda e trajtimit tematik në këtë artikull, na privon nga privilegji i atributeve të kërshërisë intelektuale e filozofike, për zhytje të mëtejme në temat e lartëpërmendura, që po të thuhej me modesti të çiltër, si vetëdije, tejkalojnë banalitetet repetitive të stagnimeve shoqërore, me mendësi të stereotipeve të kontrolluara e të stimuluara. 

 

Pra, Metusalemi, në fakt, përtej vlerës morfologjike të emërimit historik, në komunikime të ndërveprimit korrespondues, sot, ndër shkencat ezakte e humane, si emër, përshkruan një metaforë kuptimore, kryesisht, të simbolizimit të jetëgjatësisë “fatale” mitologjike. Trajaktoren e arritjes së një moshe me stërzgjatje të paimagjinueshme për konceptet tona jetike. 

 

Methusalemi – gjyshi i Noa-s, resp. i biri i Thotit, tregohet të ketë jetuar 969 mote jete. Mbase, me këtë llogaritje vitesh, të jetë edhe njeriu me moshë më të shtyrë ndonjëherë, që përmendet në analet e bartura nëpër shekuj dhe trashëgimitë e rrëfyera gojore. Me këtë “epitet”, në jetën e përditshme, ne, përcaktojmë një person që synojmë ta dallojmë për nga vjetërsia e moshës. Përndryshe, metusalemi është edhe një sinekdodë që përveç cilësimit të nuancave pozitive shprehëse, në mjekësi del si përballje me konotacion të një sindromi të deformimit gjenetik, ku pacienti vuan nga katalizmi i një rritmi të ç’regulluar fatëkeq, të mplakjes së shpejtë. 

 

Ndërkaq, meqenëse stilistika shprehëse dhe ajo figurative e diskurseve letrare dhe semantika e mikrostrukturave të teksteve të dedikuara dimensioneve dhe aspekteve publike, njëkohësisht, tenton të rezonojë sipas një sygjerimi të komunikimit kritik dhe idesë së krahasimit (komparacionit) në mes dukurive reale në jetën e përditshme dhe protagonizmave individualë e gruporë, që thënë troç, vazhdojnë të mbajnë peng mendësinë lojale të masës me sinkronizime të larta mundësishë teknologjike dhe sovranëve të saja me mekanizma të fosilizuara diktaturash provenciale. 

Me fjalë tjera, aludimi konkludues i fabulës së kësaj sjellje tekstuale, ishte ideja që përmes shkarkimit të fuqisë simbolike, të arrihej tek mesazhi kundrinorë i peshës së mjeteve alegorike e ironike, në pasqyrimin real të Metusalemëve tanë politik. Këtyre që e përfytyrpojnë botën tokësore dhe pozitën shoqërore si ekuacione koekzistencash të përjetëshme dogmatike. Ngase, funksionaliteti i horizonteve tyre minore nuk është në lartësinë e duhur, të njohjeve mbi përmbytjet biblike dhe shkatërimet tragjike të fronteve dhe civilizimeve të hershme, me aftësi dhe intelegjenca, shume më të avancuara se sa fragmentet mendore të kuazi-prijësve tanë politik. 

 

Të gjithë jemi të vdekshëm – edhe pse do të na pëlqente të ishim të përjetshëm./tetpress.news

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00