Kujtesë për filozofin e madh
Dy gjëra më detyrojnë më shumë se se çdo gjë tjetër: qielli me yje sipër meje dhe ndërgjegja morale brenda meje. (Kanti)
Nga Albert Vataj
Sot 215 vite më parë më 12 shkurt 1804, ndërroi jetë në moshën 80-vjeçare, Emanuel Kant. Filozofi gjerman, u konsiderua si figura qendrore e filozofisë klasike. Mendimi i tij vazhdon të ketë një ndikim të madh në botkuptimin bashkëkohor, veçanërisht në fusha të tilla si metafizika, epistemologjia, etika, filozofia politike dhe estetike. Nga pikëpamja filozofike, sistemi ideor i Kant-it skicohet si një sistem i kritikës transcendentale, që priret drejt agnosticizmit në teologji dhe mbështetjes se këndvështrimit te Kristianizmit si një fe jo-dogmatike. Ai njihet gjithashtu edhe si themeluesi i filozofisë kritike, por megjithatë kontributi i tij me gjenial për filozofinë është "revolucioni kopernikan" që ai i kreu kësaj shkence, duke zbuluar se është pikërisht përfaqësimi, ai që i bën te mundur objektet, e jo objektet ato që bëjnë te mundur përfaqësimin e duke e shpallur kështu mendjen njerëzore si je udhënisëse aktive te eksperiencës e jo si një pritëse pasive te perceptimeve.
Nga jeta e Filozofit
***
Emanuel Kanti e trajtonte si prioritare paraqitjen, vishej bukur dhe me shije. Një ditë kur po shkonte në universitet për të dhënë leksione kaloi nën një dritare ku e zonja e shtëpisë po ujiste lulet.
Kanti u ndot nga rrobat, dhe i zemëruar hyri në shtëpi duke protestuar me shumë zë të lartë dhe me pak filozofi. Zonja e shtëpisë bashkë me ndjesën e përulur i ofroi filozofit gadishmërinë dhe përkushtimin e pashoq për ndreqjen e gabimit, pastrimin e rrobave.
Kur filozofi u qetësua pak, gruaja e pyeti se kush ishte. Me ta marrë vesh i tha:
- Kam kënaqësinë që u njoha me ju.
- Edhe unë i tha Kanti i qetë, por rasti përkundrazi nuk më pëlqen. - Ndërsa mua, - i tha gruaja e zgjuar, më pëlqen pikërisht rasti. Kështu, kur dikush do të më qortojnë se kujdesem shumë për veshjen time, do të mbrohem duke sjellë si shembull filozofin e madh.
***
Kanti kënaqej shumë kur vështronte qiellin me yje. Një ditë i tha një miku:
-Dy gjëra më detyrojnë më shumë se se çdo gjë tjetër: qielli me yje sipër meje dhe ndërgjegja morale brenda meje.
***
Kanti kishte një shkrim tmerrësisht të keq, pothuajse të palexueshëm. Më 1770 kishte ngarkuar nxënësin e tij të kopjonte disa shënime që i duheshin. Nxënësi shkoi njëherë tek ai për t'i treguar një frazë që nuk arrinte te deshifronte.
Kanti e shikoi dhe e rishikoi shkrimin dhe pastaj, duke vënë duart në kokë, tha;
- Miku im, kur shkrova këto rreshta vetëm unë dhe Zoti ishin në gjendje t'i deshifronim. Tashmë është vetëm Zoti që mund ta kryejë këtë punë.




del.icio.us
Digg

Post your comment