Home | Culture | " Mulli " fjalë e pastër shqipe

" Mulli " fjalë e pastër shqipe

image
Gjuha e lashtë shqipe ofron edhe shumë shembuj të tjerë...

 

 

Mili Butka

 

 

Mulli fjalë e pastër shqipe.

ul foto shkrim

Eshtë pikërisht kjo fjalë e shqipes *UL duke i shtuar asaj parafjalën ‘më’ përftojmë prej tyre fjalët, më ul, më-ulët, në-ulje në minimum, e duke patur parasysh fjalën ulluk, udhën e ulët për të ulur nga një lartësi ujin në këtë rast, drejt minimumit të mundshëm pikës zero kjo quhet *Nul, por fiks këtu kemi uljen e detyruar të ujit nëpërmjet ullukut drejt rrotës së mullirit dhe kjo ulje e menjëherëshme quhet, me ulje, më ul-je, m’ulije, në ulje, në MULLI, aty ku uji ulet me shpejtësi dhe drithi bluhet sa më ulët dy rrotat prej guri aq më i imët dhe më i butë (but, bute) del mielli.

 

Në trojet shqiptare ka shumë vende të pjerta shumë të thepisra, me një ulje të theksuar, të cilat quhen: *Uli-je, një vend i tillë ndodhet midis dy fshatrave Butkë dhe Bezhan, në rrethin e Kolonjës Ersekë.

 

Pra fjala Mulli buron prej fjalëve shqipe “më + ulje” ku parafjala ‘më’ ka rolin krahasues në këtë rast, ashtu siç themi; më lart, më anash më djathtas, njëjtë themi edhe, më ulët; më ultas, më ulje, më ulis = Mulli-s; Mulli, gjithashtu aty kemi edhe fjalën miell, drithëra të shtypura, blojtur sa më imët.

 

Ja edhe etimologjia (lexojmë tabelën) për fjalën shqipe mulli nga studimet e albanologëve si Vladimir Orel, Gusatv Mayer, etj.

 

mulli etimologji

mulli etimologji

Qartë studiuesit, hedhin mendimin se fjala shqipe Mulli vjen e huazuar prej Latinishtes “molinum” (MEYER), e siç ka ndodhur vazhdimisht pa asnjë të vetëm shpjegim, e pa motivuar, pranohet si e tillë, duke injoruar fjalën shqipe *Ul të pranuar unanimisht prej vet këtyre studiueseve të përmendur më sipër.

 

Eshtë pikërisht fjala shqipe Mulli ku ende sot në gjuhën grekë kjo fjalë shqiptohet: Mýlos; Milos = Mulli dhe ndërsa miellit i thonë Alevri (?)

 

Çfarë vihet re; vetëm tek gjuha shqipe gjejmë fjalët: Ul; më ul, ulët ultas, uli, ulije, ulje, ul, ulluk, më uli (poshtë) por edhe Mulli, miell, millona-s, gjitha këto lidhur ngushtë me proçesin e uljes së ujit nëpërmjët udhës – ulluk prej druri etj materiale, nga lart në ulje drejt mullirit ku prodhohet miell i imët, i *hollë dhe i butë.

 

Madje në gjuhën shqipe kemi një fjalë e cila tregon katërcipërisht vlerën e fjalës ‘ul’ të gjuhës shqipe, si një fjalë burim shtrati nga ku lindin mijra fjalë të tjera IE dhe aziatiko-mesdhetare, gjuhë këto tashmë të humbura si ajo e popujve: Cariane, Hitite, Lydiane, Cappadokiane, etj. – pra kemi:

 

SHULLATË f. krahin. Vrima nga del uji i mbledhur në një gropë; fundi i lugut; (ullukut) të mullirit nga del uji me forcë e u bie fletëve të rrotës. Shullata e mullirit. I është zënë shullata. I hap shullatën.

 

Kjo fjalë flet aq qartë shqip ajo tregon uljen e ujit me forcë; suljen mbi të, mbi rrotën e mullirit dhe u quajt edhe: Sulatë; shullatë.

 

Bëjmë  ende një krahasim midis gjuhë së lashtë Shqipe dhe asaj latine

 

Shqip                      Latin

Ul                           minuere –    {këtu kemi të bejme me fjalën min-us]

Ulët                       humilis –      {këtu kemi fjalën i imët, h-um, kum, humus]

Më ul                    sedit super = u ul në {krejt larg fjalës ul, ulë, më ul]

Mulli                     molendini – {këtu kemi fjalën shqipe, m’ol = më hollë]

Miell                     conspersa   -{përzjerje e hollë (grëk: s’kon= pluhur)]

 

Duhet të kemi parasysh se fjala latine molendini, ka kuptimin e saj *molere holloj, *bluaj dhe jo mulli ashtu si *mulla tek gjallesat (bulla) rrumullake e fryrë aty ku bluhet ushqimi, ashtu fiks si bulla, mulla e mullirit ajo pjesë e rrethuar aty ku montohen gurët poshtë konit grumbullues të drithit.

 

Mulliri funksioni i tij ishte dhe është pikërisht shtypja, bluarja e drithrave deri në *hollim të plotë, kjo realizohet nëpërmjët uljes me shpejtësi së ujit nga lart nëpërmjet udhës-ulluk, duke rrotulluar kështu rrotën dhe më pas gurin e tij sa më ulët mbi gurin tjetër aq më i hollë del mielli, ky është mulliri.

 

Duket qartë se kyçi i fjalës mulli është fjala *ul, ulës, më ul, më/uli-s, mulli por aty gjejmë edhe fjalët, i imët, i hollë = i ulët, i t’ulët; i tultë = i butë, i ’ollët; i hollë = miell.

 

Në gjuhën e vjetër irish fjala *mulli gjendet indetike si në gjuhën shqipe, Muileann = Mulli, gati më të njëjtën kuptim vjen edhe fjala Miell po në këtë gjuhë pra aty kemi: Plúr = Miell, – ku duket qartë se kemi të bëjmë respektivisht me fjalët shqipe per Mulli; Muile-ann dhe për fjalën Miell = Plúr, i hollë, i imët, miell; pluhur.

 

Gjuha e lashtë shqipe ofron edhe shumë shembuj të tjerë, të cilat tregojnë se fjala miell ka kuptimin indetik dhe që buron nga fjalët, më i ulët më i *hollë; pluhur blues, bluaj, bluajtës; mulli (pl = fl, fletë e hollë, flatra, flutur).

 

 Një fjalë të tillë në gjuhën shqipe kemi, *Mjegull. E lexojmë, me vëmendje:

 

MJEGULL f.

 

Grumbull avujsh të dendur e të ftohtë, që formohen zakonisht në vise të ulëta, në gryka malesh etj. nga pika shumë të imëta dhe që qëndrojnë mbi tokë si tym i patejdukshëm. Mjegull e dendur (e trashë, e hollë). Mjegull e bardhë. Mjegull deti. Mjegulla e mëngjesit. Shtresa mjegulle. Ra mjegulla. Nuk shihet nga mjegulla. Etj.

Kjo është mjegulla, një masë avujsh të *imta (të ftohta) të cilat udhëtojnë drejt lartësive nëpërmjet luginave vendeve të ULTA, në udhë; ullë e sipër lart mbi sipërfaqen e tokës, një emërtim ky i ngjashëm me fjalën tjetër shqipe *pjergull.

 

Në fjalorin universal etimologjik tek studimet e Oxfordit mbi fjalët e lashta “palaeolexicon” e pikërisht tek rrënjët PIE për fjalën mjegull gjejmë: *sneudh– = mjegull e ftohtë (cloud, mist) dhe *h₃meigh- = mjegull *rëshqitëse, (drizzle, mist)

 

Pra fjala Udhë nuk na ndahet, sepse fjala udhë dhe ullë dihet se është e njëjta, ashtu si tek emërtimi; Udhise = Ulikse, por jo vetëm, kjo fjalë e lashtë: Ull e cila buron nga shqipja prej fjalës: Ul = i/e ulët, por edhe ul = udhë; quhet pjesa rruga,vendi më i rrahur, më i shtruar; më i ulët (luginave) ulicave më të mundëshme të sheshta përzgjedhur e që ka shfrytëzuar njeriu nder shkekuj për të qarkulluar  në mënyrën sa më pak të lodhëshme, kjo fjalë e shqipes sot gjendet  edhe tek gjuha sllave, ulicë = rrugë, fiks ashtu si rr-udhat në fytyrën e njeriut, udhë të holla, të thelluara, të ulura, ulica, të krijuara natyralisht.

 

Ja çfarë na ofron gjuha shqipe në këtë rast:

 

HULLI f.

 

Vija që bëhet në arë nga plori, vija që hap plori në tokë, brazdë; pjesë are që punohet njëherësh nga një pendë qe e që kufizohet në fillim me dy vija plori, lehë. Hulli e thellë (e vogël). Hullitë e parmendës. Kau i hullisë kau që shkon nëpër vijën e çarë në tokë. Hap (çel) hullinë. Hedh farën në hulli. E ndau arën në tri hulli. Kau i mirë njihet në hulli. fj. u.

edhe fig. Vijë e thelluar, që bëhet në një pjesë të trupit a të fytyrës, rrudhë e thellë. Hullitë e ballit rrudhat e ballit. E kishte fytyrën gjithë hulli.

(Kuptohet tek fjala shqipe *hulli, kemi një shkronjë (h) të shtuar, për shkak të rregullave drejtshkrimore pas vitit 1908, kjo në këtë rast për ta bërë të dallueshme fjalën: Hulli nga Ulli, ulliri, pemë frutore).

 

Në gjuhen shqipe fjala: Hulli dhe Udhë kanë të njëjtën vlerë të njëjtin kuptim gjuhësor: E sjell (e vë) në hulli dikë e bëj të veprojë e të sillet mirë, ashtu siç duhet. Ka dalë nga hullia vepron keq e nuk sillet mirë, ka dalë nga udha e drejtë. Vjen në hulli vjen në udhë të mbarë. I shkon për hullie dikujt shkon a vepron sipas kërkesave e dëshirave të dikujt. 

 

Etymology: Mjegull

 

Apocope of dialectal mjegullë, from Proto-Albanian *meg(u)lā, from Proto-Indo – European  *sneudh– ;  *h₃migʰ-leh₂ (mist); (compare Lithuanian miglà, Polish  mgła,  Grëk ομίχλη (omíchli)).

 

Vihet re se tek gjuha shqipe në të dy rastet fjala: Mjegull në të lashtën shqipe *meg(u)lā, është indetike me rrënjët PIE *sneudh– dhe *h₃migʰ-leh₂, respektivisht ato tregojnë një masë të lagësht grimzash, avuj të ftohtë,  të q’ullë-t, rrëshqitëse; të imët, mbi të në udhë – ullë = Mi e g’ull; Mjergull= mbi erë në ullë; udhëton ultas.

 

Lexuam se në Proto-Indo – European *sneudh– = mjegull, pra edhe në këtë rast aty duket qartë fjala e shqipes *udhë, kemi të bëjmë me lagështirën që ikën, udhëton ulët.

 

Vlen të kujtojmë këtu se shkronja d = g, si në rastin e fjalës së lashtë dorike e cila i përket ende sot gjuhës shqipe: Δᾶ = Dhe (earth) – fjalë kjo që në gjuhën greke kalon nga: Dhe = Gi (Γῆ = tokë).

 

Pas kësaj del më se e qartë se fjala shqipe; mjegullë, mjergull(ë) = mjerdull, ka kuptimin: Mi/er/dë -ullë = mi/erë në udhë, i himtë; i hollë në ullë, hulli; mjegull.

 

Në fjalorin e gjuhës shqipe shohim dhe fjalën: Pjergull.

 

PJERGULL f.

 

Hardhi me kërcell të gjatë, të trashë e me shumë degë, që ngrihet mbi furka ose mbështetet mbi një shtrat drunjsh etj.; tendë rrushi; hardhi që ngjitet nëpër drurë. Pjergull e moçme. Nën hijen e pjergullës. Rrush pjergulle. Etj.

Njëjtë si tek fjala mjegull, mjergull edhe fjala: Pjergull ka të njëjtin kuptim në këtë rast kemi një bimë frutore e cila ritet zhvillohet mbi drurë në ajër në erë mbi dhe (dheun) mbi udhë, mbi ullë, pi-er-g’ull, bimë kjo e cila ka një veti përkulshmërie rezistente epet, për-ulet; përkulet me lehtësi pergola; pjergulla.

 

Emërtim ky të cilin sërish studies të ndryshem e nxjerin si fjalë latine.

 

Ajo që duam të saktësojmë është pikërisht fjala *ullë, ndaj sollëm shembujt e mësipërm, si mjegull, mjergull, pjergull, hulli, mulli uli, ulje, ulije, etj. Fjalë kjo e cila ka vleren dhe madje është e njejta fjalë: Udhë = Ullë (dh = ll) si tek fjala shqipe: Kërpudhë = Kërpullë,

 

Fjala *udhë e gjuhës shqipe qëndron e pastër kjo edhe sipas studimeve te albanolgëve, gjuhëtarit Eqerm Çabej, Gustav Majer, të cilët e nxjerin këtë fjalë nga  PAlb *wada, një o-grade *uodhâ bazuar në *uedh- ‘për të rrahur, për të shtypur’. Për zhvillimin e tillë semantic (jo të rregullt; cf. sllav).

 

Pra, vihet re sërish se fjala udhë ka kuptimin e saj parësor pjesë e rrahur e ngjeshur, e shtypur, e ulët, e thelluar, madje aty do gjejmë edhe fjalën shqipe *rrugë, pjesë e rrahur, e fortë rrugë, rrogoz, njëjtë id. (fjala rragam = shkëmb) si edhe fjala shqipe *udhos m) një ‘lloj djathi’ quajtur udh-ues,-os e Gegënishtes me kuptimin hudh ‘për të hedhur, për të derdhur –kulluar’ ‘për të shtypur, për të shtrydhur’ (KLEPIKOVA SFT 142-143). 0 MEYER Wb. 455

 

Pjesë e shkëputur nga libri që jemi duke përfunduar: “Pellazgët e fundit – Gjuha e tyre”

 

Mili Butka

 

(#Aleksander Hasanas)

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00