Home | Culture | Lamtumira e fundit për Demaçin

Lamtumira e fundit për Demaçin

image
Demaçi  ishte gazetar, shkrimtar, politikan dhe aktivist i njohur për të drejtat e njeriut.

 

 

 

 

 

 

 

 

PRISHTINË – Aktivisti për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, Adem Demaçi, i cili ndërroi jetë të enjten në moshën 83 vjeçare, sot është varrosur në praninë e mijëra qytetarëve dhe me nderime më të larta shtetërore në lagjen Velania, Prishtinë.

 

Ceremonia e varrimit filloi me një komemoracion të mbajtur në sheshin “Skendërbeu” në prani të kreut më të lartë shtetëror të Kosovës, presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe përfaqësuesve politik shqiptarë nga rajoni, pas çka arkivoli me kufomën e Adem Demaçit në shoqërim të një numri të madh të qytetarëve u përcoll nëpër rrugët e Prishtinës deri te varrezat e ushtarëve të rënë. Në varrin e Adem Demaçit u përshëndet nga bashkëpunëtori i tij shumëvjeçarë Seladin Novosela, ndërsa gardistët e Forcave të Sigurisë së Kosovës bënë qitje nderi.

 

Më herët në fjalimin e tij të përkujtimit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se Adem Demaci ishte një simbol i rezistencës dhe i burgosur shqiptar numër një në ish-Jugosllavi dhe Evropë, i cili kaloi 28 vjet burg. Thaçi tha se Demaçi i kushtoi gjithë jetën e tij qëllimit të madh, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

 

“Ideali jetësor i Adem Demaçit ka qenë bashkimi i shqiptarëve. Parimi themelor i filozofisë së tij politike ka qenë i bazuar në idenë që hapi i parë drejt lirisë dhe çlirimit duhet marrë nga veti. Prandaj, Adem Demaçi ishin ngjarjet politike në Kosovë në vitin 1968, 1981, 1989. Adem Demaci ishte lufta e famshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Thaçi.

 

Duke theksuar se Demaçi për guximin e tij dhe angazhimin për liri të shprehjes është shpërblyer me çmimin Saharov nga ana e Parlamentit Evropian në vitin 1991, Thaçi tha se Demaçi është përpjekur për falje dhe pajtim në vend të hakmarrjes.

 

Ndërsa presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, tha se Adem Demaçi ishte një shembull për të gjithë shqiptarët që luftuan kundër atyre që po shtypnin dhe shkelnin popullin shqiptar.

 

“Evropa dhe e gjithë bota e njihnin si Mandela evropian, sikurse Saharovi shqiptar, si një i burgosur politik i cili kaloi shumë vite në burg në ish-Jugosllavi, por t’i ishe, je dhe do të mbetesh gjithmonë Adem Demaçi, shqiptari dhe luftëtari i palodhur i lirisë”, tha Meta.

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nga ana e tij theksoi se Adem Demaçi sakrifikoi lirinë e vet, për lirinë dhe të drejtat e plota të popullit të tij. Në komemoracion u adresuan edhe Ali Ahmeti, si dhe fëmijët e Adem Demaçit, Abetarja dhe Shqiptari.

 

Varrimi i Adem Demaçit u organizua nën patronazhin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shpalli tre ditë zie.

 

Adem Demaçi ka lindur më 26 shkurt të viti 1936, në fshatin Lupçi i Poshtëm afër Podujevës. Ai studioi letërsinë botërore në Beograd dhe puna e tij e parë ishte zyra e tij redaktuese në gazetën e Prishtinës “Rilindja”. Ai ishte gazetar, shkrimtar, politikan dhe aktivist i mirënjohur për të drejtat e njeriut.

 

Për angazhimin e tij politik në ish-Jugosllavi, Demaçi ka vuajtur 28 vjet burg. Pas lirimit të tij në vitin 1990, ai vazhdoi aktivitetin e tij politik, ndërsa shumë e thirrnin edhe Nelson Mandela kosovar.

 

Themeloi dhe kryesoi Këshillin kosovar për të drejtat dhe liritë e njeriut nga viti 1990 deri në vitin 1995. Në vitin 1996, ai hyri në ujërat politike, duke marrë postin e ish-Partisë Parlamentare të Kosovës. Në atë periudhë, Demaçi propozoi krijimin e një Konfederate të Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, që do të quhej Ballkani.

 

Në periudhën 1998/1999, kur u mbajt edhe Konferenca në Rambuje, Francë, për të ardhmen e Kosovës, ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës, ai nuk u mor me politikë.

 

Demaçi ka shkruar romanin “Gjarpërinjt e gjakut”, botimi i të cilit u ndalua nga ana e regjimit ish-komunist jugosllav. Libri doli menjëherë pas të 90’ta. Për këtë punë mori mirënjohje të shquara ndërkombëtare, çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Saharov”, çmimin e Universitetit të Oslos për të Drejtat e Njeriut (1995), si dhe në vitin 2010 ai mori çmimin Hero i Kosovës. aa

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0