Home | Culture | Piramida e Gizës

Piramida e Gizës

image
Piramida e Madhe e Gizës në Egjipt përfaqëson një monument perfeksioni të inxhinierisë së lashtë...

 

 

 

 

 

 

Megjithse me një anim të vogël në ngritjen e saj, Piramida e Madhe e Gizës në Egjipt përfaqëson një monument perfeksioni të inxhinierisë së lashtë, aq sa shkencëtarët modernë presh shekujsh janë për pjekur të zbulojnë sekretet e linjëzimit të blloqeve të saj.

 

Një nga hipotezat e fundit të arkeologëve është se egjiptianët kanë përdorur ekuinoksin e vjeshtës për caktimin e katër pikave kardinale veri-jug-lindje-perëndim.

 

Ekuinoksi i vjeshtës ndodh në mes të solstikut të verës dhe dimrit kur Toka anohet në mënyrë të tillë që dita dhe nata kanë të njëjtën kohëzgjatje.

 

Rreth 4,500 vjet më parë, faraoni egjiptian Khufu ndërtoi piramidën e madhe të Gizës, një nga tre piramidat kryesore, 138 metra e lartë që është konsideruar mrekulli i botës nga shkrimtarët e lashtë, për nga preçizioni ekstrem.

 

"Ndërtuesit e piramidës së Khufu kanë vendosur pikat kardinale me një saktësi më të madhe se 1/15-ta e gradës së qarkut”, shkruan studiuesi Glen Dash, duke shtuar se dhe dy piramidat e tjera në Giza, Khafre dhe Piramida e Kuqe kanë të njëjtën masë saktësie e gabimi.

 

Në eksperimentin e tij Dash një shkop mbi një platformë të drunjtë dhe shënoi lëvizjen e hijes së shkopit gjatë ditës.

"Në ekuinoksin e vjeshtës, që në SHBA bie rreth 22 shtatorit hija e një shkopi tregon drejtimin e saktë lindje-perëndim," shkruan Dash duke shtuar se megjithëse eksperimentin e tij e kreu në Connecticut, teknika funksionon dhe në Giza.

Eksperimentet tregojnë se ekuinoksi mund të jetë përdorur në vijëzimin e tre piramidave, edhe pse nuk  ka dokumente që tregojnë se çfarë metodash ekzistonin atehere.

Por ekuinoksi vejshtak është mënyra më e thjeshtë për linjëzimin si për nga konceptimi edhe në praktikë, thotë ai.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00