Home | Culture | Zonja e Hekurt si çlirimtare

Zonja e Hekurt si çlirimtare

image
Një prej gëzimeve më të vërteta gjatë jetës sime politike ishte mundësia për të pasur një drekë të qetë me Thatcherin në Londër, disa vite më parë, dhe t’i shpreh asaj mirënjohjen time për pranimin e shansit tonë për liri dhe rrëmbimin e iniciativës diplomatike për të ndihmuar në jetësimin e asaj lirie. Gjatë kohës sa isha kryeministre, një citat të saj e mbajta gjithnjë në mendje: “Nuk jam një politikane e koncesiones; jam një politikane e bindjes”. 

 

 

 Yuliya Tymoshenko

 

 

 

 

 

 

Burgu është gjithnjë një vend i mbajtjes zi. Mirëpo, mbase të mësosh për vdekjen e Margaret Thatcherit në një vend si ky është në zymtësinë e duhur, për shkak se më bëri ta kujtoj shoqërinë e burgosur të rinisë sime të cilën Thatcheri u mundua shumë ta lironte. Për shumicën prej nesh, që u rritëm në Bashkimin Sovjetik dhe satelitët e saj në Evropën Lindore, Margaret Thatcher gjithnjë do të jetë një heroinë. Ajo jo vetëm se ka përkrahur kauzën e lirisë – veçanërisht të të lirisë ekonomike – në Britani dhe në Perëndim: duke deklaruar se Mikhail Gorbachev është një njeri “me të cilin mund të bëjmë biznes” (në një kohë kur pothuajse çdo lider demokratik kishte dyshime të thella për politikat e tij në “Perestroika” dhe “Glasnost”), por u bë një katalizator i rëndësishëm i hapjes së shoqërive tona prej gulagu.

 

Në të vërtetë, për të gjithë ata në botën e dikurshme komuniste që synuan të ndërtojnë një shoqëri të lirë nga gërmadhat e totalitarizmit, “Zonja e Hekurt” u shndërrua në një ikonë laike. Kualitetet e saj të kurajës dhe rezistencës na ofruan të gjithë ne një shembull të atij lloj lidershipi që nuk shtrëngohet në momentet e rreziqeve politike. Unë pa dyshim se jam inspiruar prej besnikërisë së saj ndaj parimeve që kishte dhe përkushtimin absolut për të luftuar dhe luftuar sërish, kur kauza ishte e duhur.

 

Një prej gëzimeve më të vërteta gjatë jetës sime politike ishte mundësia për të pasur një drekë të qetë me Thatcherin në Londër, disa vite më parë, dhe t’i shpreh asaj mirënjohjen time për pranimin e shansit tonë për liri dhe rrëmbimin e iniciativës diplomatike për të ndihmuar në jetësimin e asaj lirie. Gjatë kohës sa isha kryeministre, një citat të saj e mbajta gjithnjë në mendje: “Nuk jam një politikane e koncesiones; jam një politikane e bindjes”. Ndjenja e saj rigoroze për përkushtim të vërtetë ndaj punës së politikanit më ka dhënë gjithnjë rehati gjatë betejave politike, pasi që detyrë jona si liderë nuk është t’i mbajmë zyrat, por të përdorim pushtetin tonë për të përmirësuar jetët e njerëzve dhe për të rritur shkallën e lirisë së tyre.

 

Kur Thatcher shprehu për të parën herë besimin e saj në potencialin e reformave prodemokratike të Gorbachevit, unë isha një studente 24-vjeçare para diplomimit dhe në fillim të karrierës. Ekzistonte një shpresë e pamjaftueshme se jeta ime do të ishte më e mirë se sa ajo e nënës sime dhe një shpresë edhe më e vogël se do të isha në gjendje të ndërtoja një jetë më të mirë për të bijën time.

 

Përqafimi i kauzës tonë për lirinë nga Thatcheri ishte elektrizues për mua. Shkrimtarja e madhe disidente, Nadezhda Mandelstam, kishte paraparë për ne një të ardhme, në të cilën mund vetëm “të shpresonim ndaj shpresës”; ndërkohë që ishte një lidere që kishte paraparë për ne një të ardhme jo të përbërë prej mjerimi dhe kompromisi moral, por prej lirie dhe mundësie. Ende e tundi kokën kur mendohem se si ajo mund ta përqafonte shpresën e braktisur të çlirimit, kur pothuajse askush tjetër – madje as Gorbachev – nuk mund as ta imagjinonte. Mirëpo, natyrisht, Thatcher e kuptonte lirinë, për shkak se ajo ishte e ngulitur thellë në shpirtin e saj. Ajo vërtet nuk ishte një person që mund të kthehej prapa, por nuk ishte as për të marrë urdhra apo për të pranuar jetesën me kufizime që shoqëria e saj dukej se po e mbante në rafte për të. Në një Britani, ku shtresa sociale ende e përcakton fatin e njerëzve, e bija e një shitësi ushqimesh nga veriu arriti të shkojë në Oxford dhe të përfundojë si një studente e diplomuar në kimi. Ajo mandej e mori guximin që të hyjë në sferën ekskluzive për meshkuj të politikës. Kur u bë gruaja e parë kryeministre e Britanisë së Madhe, ajo reflektoi ambiciet e një mori femrave të reja përreth botës (përfshirë këtu edhe ambicien time).

 

Ne tani mund të kemi ëndrra të mëdha, për shkak të shembullit të saj.

 

Dhe, si një grua, Thatcher e dinte se ka sjellë diçka unike në korridoret e pushtetit. Siç edhe ka thënë, me rastin e marrjes së detyrës më 1979: “Çdo grua që i kupton problemet e drejtimit të një shtëpie, do të jetë shumë afër të kuptuarit të problemeve të drejtimit të një shteti”.

 

Një afrim i tillë për vlerat familjare dhe ndershmërinë fiskale shërbeu si shembull për çdo lider të zgjedhur që e ka pasuar atë.

 

Natyrisht, e kuptoj mirë faktin se shumëkush në Britani është ndier i lënë anash nga revolucioni ekonomik dhe social që Thatcheri nisi. Mirëpo i gjithë kuptimi i Thatcherizmit, siç unë e kuptoja nga largësia, ishte të krijoheshin kushtet, në të cilat njerëzit mund të punonin fort dhe të realizonin ëndrrat e tyre. Kjo ishte ajo që unë – dhe të gjithë demokratët e Ukrainës – dëshirojmë për vendin tonë: një shoqëri mundësish, nën sundimin e ligjit dhe jo nën drejtimin e miqve dhe oligarkëve, në një Evropë të hapur.

 

Të dhënat flasin vetë. Para kryeministrisë së Thatcherit, Britania shihej gjithandej “si e sëmura e Evropës” – e goditur nga rregullimet mbytëse, papunësia e lartë, grevat e vazhdueshme dhe deficitet kronike buxhetore. Kur u largua nga detyra 11 vjet më vonë (pasi shërbeu më së gjatë në detyrën e kryeministres në Britani, që kur Lordi Liverpool e la detyrën më 1827), Britania kishte një ekonomi më dinamike të Evropës – dhe të botës. Si rezultat i kësaj, ne të gjithë jemi Thatcheristë tani.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00