Home | Culture | "Ditët e Naimit", Tetovë, 2012

"Ditët e Naimit", Tetovë, 2012

image "Ditët e Naimit", Tetovë, 2012
Prej 18–21 Tetor, në Tetovë, në Prizren dhe në Prishtinë u mbajt Edicioni i XVI i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Ky shenjues kulturor u zhvillua në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe me PEN-in e Kosovës.

 

 

 


Artan Arsllani

 

 

 

Përfundoi Edicioni i XVI i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”
 

 
 
Prej 18–21 Tetor, në Tetovë, në Prizren dhe në Prishtinë u mbajt Edicioni i XVI i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Ky shenjues kulturor u zhvillua në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar në bashkëpunim me Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe me PEN-in e Kosovës. Brenda tri ditëve u mbajtën një sërë aktivitetetesh letrare, artistike dhe kulturore. Në te morën pjesë mbi 30 poetë nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Argjentinë, Finlandë, Norvegji, Danimarkë, Holandë, Gjermani, Itali, Francë, Spanjë,  Marok, Indi, Ukrainë, Algjeri, Bullgari, Turqi, Slloveni, si dhe nga e gjithe hapësira shqiptare.
 
Çelja festive e siparit të Edicionit të XVI u bë me anë të ndezjes së fishekzjareve para Qendrës së Kulturës, në Tetovë. Në fillim, nga drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, shoqëruar nga laureatja Tua Forsstrom, nga kryetari LSHK, Adem Demaçi, nga Rektori i USHT-së, Vullnet Ahmeti, ku edhe u vendosën buqete lulesh para shtatores së poetit tonë kombëtar “Naim Frashëri”, që ndodhet në qendër të Tetovës, të cilën, Drejtoria Festivalit e pat ngritur në 100 vjetorin e vdekjes së tij. Pastaj, në foajenë e Qendrës së Kulturës, u hap ekspozita ‘100 Vjet Pavarësi" e piktorit Miftar Mehmetit.
 
Hapja solemne e Edicionit të XVI të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” u bë nga drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu, i cili në mes të tjerash, tha se; - ‘Në rrugëtimin 16 vjeçar të Festivalit, janë ngritur dhjetra ura diologimi brenda njerëzve të letërsisë, artit dhe kulturës shqiptare, por edhe të kësaj bote shpirtërore shqiptare me ate të huaj. Ndërkomunikimi përmes një infrastrukture të një shënjuesi të këtij formati kulturor dhe letrar, me letërsitë e tjera, ka bërë që shikimi shqiptar për letërsinë, për poezinë, pra për artin dhe kulturën në përgjithësi të formulojë edhe qasje të tjera që qarkullojnë me kohën.
 
 Këtë edicion, me një fjalë përshëndetëse iu drejtua të pranishmëve kryetari i LSHK-së,  atdhetari Adem Demaçi dhe Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ahmeti.

 Ndërkaq, në orën letrare "Globi poetik" poetë të shumtë lexuan poezitë e tyre. Drejtori i Festivalit, Shaip Emërllahu  dorëzoi çmimin e madh ‘Naim Frashëri’ dhe  ndau titullin Anëtar Nderi të Festivalit laureates nga Finlanda, Tua Forsstrom.
 
Po ashtu, Drejtoria e Festivalit në këtë jubile të 100 vjetorit të kurorëzimit të përpjekjeve të shqiptarëve për mëvetësi i dha titullin Anëtar Nderi të Festivalit shkrimtarit dhe atdhetarit, Adem Demaçi. Të kujtojme se, titullin Anëtarë Nderi të Festivalit deri me sot, e kanë marrë shkrimtarët dhe intelektualët e njohur, si Ismail Kadare, Desmond Egan (Irlandë), Thomas Tidholm (Suedi), Manlio Argueta (Salvador), Abdellatif Laabi (Marok), Peter Poulsen (Danimarkë), Lionel Ray,  (Francë), Eva Lipska (Poloni), Craig Czury (SHBA) etj .
 
Në ditën e dytë të Programit, në amfiteatrin e USHT-së, u përurua laureatja, Tua Forsstrom. Për veprën e saj foli kryetari i Jurisë, Ymer Çiraku, ndërsa rektori Vullnet Ahmeti i dhuroi asaj logon e Universitetit.
 
Më pas, poetët vizituan Teqen Arabati Baba në Tetovë, ku drejtuesit shpirtërorë të kësaj Teqe-je shtruan një drekë për nder të poetëve.

Në pasditen e ditës së dytë të Festivalit poetët shkuan në Prizren dhe në Prishtinë. Në Prizren, mbajtën orën letrare ‘Poetë dhe vargje’, ndërsa në Teatrin Kombëtar në Prishtinë u mbajt nata finale e Festivalit, ku ata i përshëndeti Zv.Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Hajdin Abazi dhe kryetari i PEN-it të Kosovës, Basri Çapriqi. Në orën e madhe letrare ‘Meridiane poetike’ u ndanë çmimet të tjera letrare të Festivalit. Kështu, çmimi letrar për karriere poetike ‘Ditët e Naimit’ iu dha  poetit shqiptar Rudolf Marku, çmimi për vlera të veçanta poetike ‘Menada’ iu dha poetit maroken Mohammed el Amroui, çmimi letrar për ciklin më të mirë ‘Oaeneumi’ e mori Donika Dabishevci dhe ‘Qiriu i Naimit’ shkoi në duart e poetes ukrainase Anna Bagriana.
 
Drejtoria edhe në këtë edicion botoi antologjinë e poezive të poetëve pjesëmarrës ‘Ëndërr e shituar’, të përgatitur nga Shaip Emërllahu dhe librin poetik të poetit algjerian Nouar Abidi, me titull ‘Tetova, kjo grua e bukur’.
 
Hapja e Edicionit të XVI të FNP “Ditët e Naimit” u transmetua drejtëpërdrejt në Televizionin shtetëror të Maqedonisë - Programi në gjuhën shqipe, kurse mbyllja e Festivalit, u transmetua nga Radiotelevizioni i Kosovës.
 
Festivali u mbështet nga Ministria e Kulturës e Maqedonisë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës.


 


 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0