Home | Business | Kompania fantazmë

Kompania fantazmë

image
Kompania ‘Mars One Ventures’ që premtonte biletë vetëm vajtje për në Mars...

 

 

 

 

 Kompania ‘Mars One Ventures’, e cila pretendonte se do të dërgonte qindra njerëz për të jetuar (e rrjedhimisht dhe për të vdekur) në Planetin e Kuq, rezulton tashmë e falimentuar sipas të dhënave zyrtare financiare zvicerane.

 

Tashmë ekspertët thonë se kjo nuk është për t’u çuditur pasi prej kohësh dyshohej se Mars One ishte një mashtrim, i cili shfrytëzonte dëshirën e njerëzve për të udhëtuar në hapësirë, pa ndonjë plan të vërtetë sesi do të arrinin aty.

 

Lajmi për likuidimin e kompanisë erdhi në fundjavë, kur një lexues vuri re lajmin e falimentimit të kompanisë zotëruese të Mars One që rezultonte e mbyllur prej 15 janarit.

 

Mars One ka qenë prej kohësh e përfshirë në polemika mbi planet e saj të dyshimta për dërgimin e njerëzve në hapësirë, ku ata supozoheshin të kalonin pjesën e mbetur të jetës.

 

Kompania u premtonte aspirantëve për astronautëve se do t’i dërgonte në koloninë e parë njerëzore në Planetin e Kuq, por nuk mund t’i rikthente në tokë pasi ende nuk e kishte teknologjinë për ta bërë.

 

Kompania pretendonte se kishte marrë rreth 200,000 aplikime nga e gjithë bota por dyshime u hodhën mbi procesin e zgjedhjes së kandidatëve.

 

Gjithashtu  Mars One nuk prodhoi pajisje aeronautike por pretendonte se do të financonte dhe blente pajisjet e nevojshme me anë të krijimit të një programi realit-TV të misioneve të saj drejt Marsit, që do të ndiqnin kandidatët në rrugëtimin e tyre kozmonautik.

 

Ekspertët llogarisin se një sipërmarrje e tillë do të kushtonte qindra miliarda dollarë.

Kompania tha më tej se dot dërgonte një seri misionesh me robotë në Mars për krijimin e impianteve të nevojshme para ardhjes së njerëzve për të cilat tha se do të ishin gati në 2020, më pas në 2025 e më tej në 2031.

(Theverge.com)

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0