Home | Business | Bllokohen $190mln valutë dixhitale

Bllokohen $190mln valutë dixhitale

image
" Inventari i valutës dixhitale Quadriga është për momentin i paarritshëm dhe një pjesë e tij është e humbur... "

 

 

 

Investitorët e valutave dixhitale kanë mbetur të zhgënjyer sot teksa një vlerë prej 190 milionë dollarë ka mbetur e bllokuar pas raportimeve për vdekjen e pronarit të rrjetit kryesor kanadez të kripto-valutave.

 

Zotëruesit e monedhës online QuadrigaCX nuk mund të hyjnë në llogaritë e tyre pasi themeluesi i rrjetit Gerald Cotten, ka marrë me vete aksesin në valutat elektronike, megjithëse raportohet se ka vdekur në fund të vitit të kaluar.

 

Vejusah e tij Jennifer Robertson, tha se rrjeti i detyrohet anëtarëve të rrjetit 250 milionë dollarë kanadezë ($190mln) dhe paralajmëroi se një pjesë e tyre mund të kenë humbur përgjithmonë.

 

“Inventari i valutës dixhitale Quadriga është për momentin i paarritshëm dhe një pjesë e tij është e humbur,” tha Robertson në një deklaratë, por shumë nga investitorët nuk janë të bindur për ngjarjen dhe arsyet.

 

30 vjeçari Cotten thuhet se vdiq në dhjetor nga komplikacionet e sindromës Crohn teksa ishte në Indi, “duke hapur një jetimore që do të strehonte refugjatët e fëmijëve në nevojë”.

 

Zhvillimi komplikohet më shumë nga fakti se banka kanadeze CIBC vendosi të ngrijë rreth 28 milionë dollarë asete të grupit Quadriga duke thënë se nuk mund të identifikonte pronarët e vërtetë të fondeve.

 

Robertson thotë se nuk ishte e përfshirë në biznes, por shtonte: “Ka pasur shumë komente në Reddit dhe rrjete të tjera mbi Quadriga, vdekjen e Gerry-t (duke përfshirë dhe dyshimet për të) dhe kripto-valutat e humbura”. Ajo ankohej se kishte marrë kërcënime dhe komente ofenduese.

Robertson thotë se ka akses në laptopin e Cotten por nuk mund ta hapë.

 

 “Laptopi nga ku Gerry kryente biznesin e kompanive të tij  është i koduar dhe unë nuk e di pasword-in. Kam kërkuar gjithandej por nuk kam arritur të gjej shënimet apo fjalëkalimet”, thotë e veja e financierit duke tentuar të qetësojë investitorët.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0