Home | Business | Rekord YouTube ...

Rekord YouTube ...

image
YouTube premton  për të punësuar 10,000 moderatorë ...

 

 

 

 

 

 

 

 

Rekord YouTube 

      

Drejtorja e Përgjithshme i YouTube, Susan Wojcicki, thotë se 1.8 miliardë përdorues të regjistruar po shikojnë video në platformë çdo muaj, duke mos llogaritur ata që shikojnë pa një llogari.

 

Wojcicki njoftoi këtë lajm në prezantimin e Brandcast të YouTube tek reklamuesit, së bashku me disa nga sukseset më të rëndësishme të vitit si rekordi i Beyoncé-it, 41 milion shikime të livestream në Coachella dhe video e “Despacito” duke kaluar 5 miliardë shikime muajin e kaluar. Kompania njoftoi më parë se kishte 1.5 miliardë përdorues të regjistruar mujor në mes të vitit 2017.

 

Wojcicki ka përdorur eventin Brandcast për të adresuar në mënyrë të pjesshme disa prej problemeve që YouTube ka hasur, duke përfshirë pyetje mbi videot e papërshtatshme për fëmijë si edhe teoritë e konspiracionit në platformë.

 

“Ky është ndikimi i një platforme të hapur: ai sjell botën në mënyra që nuk ishin të mundshme më parë. Por ne e kemi parë gjithashtu se me këtë zgjerim vjen sfida, pasi disa janë përpjekur të përfitojnë nga shërbimet tona “, tha Wojcicki. “Është shumë e rëndësishme për mua dhe për të gjithë në YouTube që ne të rritemi me përgjegjësi.”

 

Wojcicki përmendi ndryshime si një opsion për fëmijët e YouTube për videot e kuruara nga individë profesionistë dhe një premtim për të punësuar 10,000 moderatorë – diçka që duket të jetë akoma në zhvillim e sipër. “Nuk ka një playbook për mënyrën se si veprojnë platforma në nivelin tonë”, tha Wojcicki. “Por mënyra që mendoj është se është e rëndësishme që ne jemi në anën e drejtë të historisë”.

 

Facebook " Date"

 

Shefi i Facebook, Mark Zuckerber, në konferencën e mbajtur në San Jose të Californisë është shprehur se 2018-ta ka qenë një vit intensiv për kompaninë e tij. Zuckerberg gjithashtu shfrytëzoi mundësinë për të zbuluar një shërbim të ri, i cili mundëson njohje të reja.Ai tha se ky shërbim do të merrte parasysh çështjet e privatësisë dhe se do të prezantohet së shpejti. “Ka 200 milionë njerëz në Facebook që deklarojnë se janë beqarë”, tha Zuckerberg.

 

“Dhe nëse ne përkushtohemi për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplota, atëherë kjo të ishte më e mira për të gjithë”, u shpreh më tej ai. 

 

Whatsapp; +16

 

Plaforma popullore e mesazheve Whatsapp nuk do të lejojë ata që janë nën moshën 16-vjeçare që të përdorin këtë shërbim në Bashkimin Evropian. Aktualisht, limiti është 13 vjeç, por kompania po ndryshon rregullat para hyrjes në fuqi në muajin maj të rregulloreve të reja evropiane për të dhënat personale. Aplikacioni Whatsapp, i cili zotërohet nga Facebook, do t’i kërkojë përdoruesve që të konfirmojnë moshën e tyre kur të detyrohen që të pranojnë kushtet e reja të shërbimit në javët në vazhdim.

 

Megjithatë, nuk është e qartë se si do të verifikohet limiti i moshës. Rregullorja e përgjithshme evropiane e mbrojtjes së të dhënave, e cila hyn në fuqi më 25 maj, do t’i japë njerëzve një kontroll shumë më të madh mbi mënyrën se si kompanitë përdorin informacionin e tyre. Individët do të kenë gjithashtu të drejtën që të fshijnë të dhënat e tyre.

 

Rregullorja përfshin gjithashtu mbrojtje specifike për fëmijët që të dhënat e tyre të mos grumbullohen për qëllime marketingu. Whatsapp, i cili është përballur me kritika për praktikat e tij në të shkuarën, tha se ndryshimi do ta ndihmojë që të ketë standarde të larta transparence në BE. Por, në pjesën tjetër të botës limiti do të vazhdojë të mbetet 13 vjeç, diçka që tregon se ndryshimi vjen vetëm prej rregulloreve të reja dhe jo prej ndërgjegjësimit të kompanisë.

 

Facebook, ndërkohë, ka një qasje tjetër ndaj përdoruesve të rinj. Që t’i përshtatet rregullores së re, Facebook po i kërkon të rinjve nga 13 deri në 15 vjeç që të caktojnë një prind ose gardian që të japë leje për ndarjen e informacionit në platformë. Nëse nuk e bëjnë, versioni i tyre i Facebook nuk do të jetë i personalizuar dhe mjaft i kufizuar.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00