Home | Business | Çmimet e “çmendura” në Rinas!

Çmimet e “çmendura” në Rinas!

image
Të udhëtosh për pushime jashtë Shqipërisë është luks, por edhe udhëtime pune nuk bëni dot me çmimet 'katastrofike' që ka aeroporti i Rinasit.

     

 

 

 

 

 

Të udhëtosh për pushime jashtë Shqipërisë është luks, por edhe udhëtime pune nuk bëni dot me çmimet 'katastrofike' që ka aeroporti i Rinasit. Edhe pse numri i kompanive që kryejne linjw direkte nga Tirana drejt vendeve europiane po shtohen, çmimi ngelet më i shtrenjti në rajon.

 

Për pushime apo për një fundjave jashtë Shqipërisë as nuk bëhet fjalë por edhe nëse keni udhëtime pune në ndonjë nga vendet si për shembull Bratislava, ju nuk mund të shkoni për shkak të çmimit shumë të lartë dhe të “çmendur” që kanë fluturimet nga Tirana.

 

Në një kërkim që bëmë për një biletë drejt Bratislavës së Sllovakisë nga ‘Rinasi’, nisjen me datën 25 maj dhe kthimin me datën 28 maj, çmimi minimal është 3840 euro me disa tranzite (ndalesa në disa aeroporte të ndryshme).  Dhe më e larta shkon 4342 euro.

 

Ndërkohë, nëse ju niseni nga aeroporti i Shkupit, biletat kanë një çmim gati 54-fish më pak se në aeroportin e Rinasit, ku çmimi minimal nis nga 80 euro deri në 180 euro.

 

Informacioni për biletat me nisje nga Shkupi në datën fikse që përmendëm pak më lart dhe disa data të përafërta është dhënë për Politiko.al, nga një agjenci turistike në Tiranë, por ndërkohe edhe në kërkimin që bëmë ne në Internet çmimet për nisjen nga Shkupi variojnë nga 91 euro deri në 127 euro (në data të përafërta).

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00