Home | Business | CEZ; çekët duan imunitet

CEZ; çekët duan imunitet

image
Prokuroria e Tiranës i akuzon dy ish-drejtuesit e CEZ për mashtrim...

 

 

 

 

 

 

 

Gjykata e Tiranës, ku po gjykohen dy ish-drejtuesit e kompanisë çeke CEZ, Josef Heisek dhe Jan Ivan, nuk dha një vendim përfundimtar pasi marrëveshja e mirëkuptimit mes qeverise shqiptare dhe kompanisë CEZ, përjashton drejtuesit e kësaj të fundit nga hetimi.

 

Këtë aludim e ka bërë avokati i dy çekëve, Robert Rakipi, i cili kërkoi pushimin e gjykimit, por në seancën e së enjtes gjyqtari Sokol Tona dha këtë vendim: “Në lidhje me këtë kërkesë të palës mbrojtëse Gjykata rezervon të drejtën për t’u shprehur në një moment tjetër pasi të jetë njohur më parë me provat që do të paraqesë akuza”.

 

Por edhe pas këtij vendimi nuk u bë i mundur hapja e procesit gjyqësor, pasi avokati i çekëve kërkoi të parashtronte kërkesa të tjera paraprake që kanë të bëjnë me pavlefshmëri të akteve.

 

Prokuroria e Tiranës i akuzon dy ish-drejtuesit e CEZ për mashtrim me pasoja të rënda. Ata dyshohen si bashkëpunëtorë të Kastriot Ismailajt në dëmin e shkaktuar prej afro 5 milionë eurosh me faturat e papaguara të energjisë.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00