image

Antivirusët ...

Kompania nga Izraeli “Deep Instict” është duke ndërtuar një antivirus, i cili mund të ketë 20 për qind më tepër saktësi në mbrojtjen e softwerëve, se ato që ekzistojnë tani.

 

 

 

     

 

Antivirusët dhe programet për mbrojtje nga aplikacionet keqdashëse janë të mira, por ato mund ta mbrojnë kompjuterin tuaj vetëm nga kërcënimet të cilat arrijnë t’i njohin.

 

Ky nuk është një problem shumë i madh, por u jep një mundësi sulmuesve që të dëmtojnë kompjuterin tuaj. Dhe një rrezik i tillë shtohet nëse nuk bëhet përditësimi i antivirusit, shkruan Engadget.

 

Por, hulumtuesit tani janë duke menduar që të zgjidhin këtë problem duke përdorur algoritme të thella, të cilat mund të dallojnë kodet keqdashëse normalisht, pa pasur nevojë që të bëhet përditësimi i antivirusit, shkruan Engadget.

 

Kompania nga Izraeli “Deep Instict” është duke ndërtuar një antivirus, i cili mund të ketë 20 për qind më tepër saktësi në mbrojtjen e softwerëve, se ato që ekzistojnë tani. Këto pretendime janë ende të paverifikuara, por këto pretendime të kësaj kompanie kanë përkrahjen edhe të hulumtuesve të Microsoftit dhe Invincea të cilët kanë publikuar gjithashtu dokumente që demonstrojnë potencialin e sistemeve për zbulimin e viruseve të ndryshëm. Sipas një eksperimenti është mësuar se 95 për qind e viruseve janë vërejtur pa pasur nevojë që të bëhet përditësimi i antivirusit.

 

 

* * *

 

Facebooku ka njoftuar se është duke planifikuar që të bëjë ndryshime të vogla në politikën e saj për emrat e vërtetë, si përgjigje për disa grupe që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre gjatë konfirmimit për emrin e vërtetë.

 

Kompania do t’i lejojë përdoruesit që shpjegojnë më gjerësisht vërtetësinë e emrit që duan të përdorin, shkruan Tech Times.

 

“Duam që të zvogëlojmë numrin e njerëzve që u kërkohet të verifikojnë emrin e tyre në Facebook, përderisa janë duke e përdorur emrin me anë të së cilit e njohin njerëzit. Duam që t’ua lehtësojmë njerëzve që të konfirmojnë emrin e tyre, nëse është e nevojshme”, ka thënë Alex Schultz, zëvendës president i Facebookut.

 

Këto modifikime të reja do t’u ofrojnë përdoruesve mundësinë për t’i shpjegojnë Facebookut emrin që e zgjedhin. Ndërsa Facebooku do të kerkojë nga ata përdorues, të cilët raportojnë për emra të dyshuar fals, që të vërtetojnë pretendimet e veta.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0