Home | Business | " Netropolitan ", rrjeti social për të pasurit

" Netropolitan ", rrjeti social për të pasurit

image
“E pashë të nevojshme për të krijuar një mjedis ku njerëzit mund të flasin për gjërat fine dhe të ndajnë preferencat e njëjta”, shtoi ai. Projekti i ri mund të jetë vendi ideal ku njerëzit mund të flasin për verërat e mira, makinat luksoze dhe vendimet joshëse të biznesit, pa u gjykuar.

 

 

 

 

 

 

 

Nëse jeni mërzitur nga reklamat në Facebook dhe dëshironi të flisni me persona që janë në të njëjtin nivel me ju, mund të bëheni pjesë e rrjetit më të ri social. Me 9000 dollarë mund t’i bashkoheni rrjetit social për të pasur, Netropolitan. Do ju duhet të paguani 6000 dollarë tarifën e regjistrimit plus 3000 dollarë taksë vjetore. Ky rrjet social është i ngjashëm me Facebook, ai ofron hapësirë pa limit dhe nuk shfaqen reklama në të. 

 

 

Ai është i disponueshëm në desktop dhe në shfletuesit mobil, dhe ka gjithashtu aplikacione për tabletët dhe telefonat inteligjentë iOS dhe Android. Për të përdorur këtë rrjet, përdoruesit duhet të jenë mbi 21 vjeç, dhe duhet të regjistrohen duke përdorur emrat e tyre të vërtetë. Rrjeti social Netropolitan është krijuar nga biznesmeni me bazë në Manhatan, James Touchi-Peters. “Netropolitan përfshin shumë veçori që ju keni pritur nga rrjetet sociale moderne në internet, dhe disa të tjera që ju nuk i keni pritur,” shpjegoi  Touchi-Peters. 

 

 

“E pashë të nevojshme për të krijuar një mjedis ku njerëzit mund të flasin për gjërat fine dhe të ndajnë preferencat e njëjta”, shtoi ai. Projekti i ri mund të jetë vendi ideal ku njerëzit mund të flasin për verërat e mira, makinat luksoze dhe vendimet joshëse të biznesit, pa u gjykuar.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00