* * *
Sipas një vlerësimi nga BrandZ, 100 markat më të vlefshme të komunikimit në botë, Google ka pësuar rritje të adhurave me 40%, ose 159 bilione $ më shumë se Apple, i cili ka pasur një rënie me 20% ose 148 bilione$ më pak.
* * *
“Apple, i cili për tre vjet ka qënë në majë të klasifikimeve për teknologjinë më të avancuar, është mundur nga gjiganti Google” studimi i bërë nga Millward Brown
Sipas një vlerësimi nga BrandZ, 100 markat më të vlefshme të komunikimit në botë, Google ka pësuar rritje të adhurave me 40%, ose 159 bilione $ më shumë se Apple, i cili ka pasur një rënie me 20% ose 148 bilione$ më pak.
“Që me vdekjen e Steve Jobs duket se Apple ka ngadalësuar implementimin e risive duke deklaruar se do fustë programe të reja… por asgjë nuk duket deri tani, ndërsa Google duket se nuk është përqëndruar vetëm në një sektor por është përpjekur vazhdimisht të sjellë gjëra të reja duke fituar kështu shumë popullaritet” shprehet Oscar Yuan, zv.presidenti I kompanisë Millward Brown.
“Google nuk është thjesht një motor kërkimi, aty gjej gjithçka që unë dua të di” shprehet një përodruese e Google Android.
* * *
Gjigandi elektronik i tregtisë eBay ka thënë se hakerët kompjuterikë kanë sulmuar rrjetin e tij tre muaj më parë, duke vjedhur rreth 145 milionë të dhëna të përdoruesve nga databaza.
Kompania këshillon përdoruesit që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre menjëherë, duke thënë se ato kanë qenë në mesin e të dhënave të vjedhura.
Zëdhënësja e eBay, Amanda Miller, ka thënë se numrat e kartelave të kreditit nuk janë rrezikuar. Vjedhja ka ndodhur nga fundi i shkurtit deri në fillim të marsit.
* * *
Facebook zbuloi gjatë të martës që ka shtuar versione pa pagesë të softuerëve kundër sulmeve keqdashëse në sistemet e veta për gjetje dhe parandalim të abuzimeve për përdoruesit me pajisjet e infektuara. Shërbimi ofrohet me ndihmën e prodhuesve të softuerëve të sigurisë F-Secure dhe Trend Micro.
Facebook do t’ju rekomandojë ndonjërin nga ta duke u bazuar në viruset që gjen. Ja se si punon: Përdoruesit e infektuar do të shohin një njoftim që do të shfaqet, me njërin nga produktet e sugjeruara kur ata kyçen në Facebook. Nëse klikoni Download, vetë aplikacioni do të instalohet dhe do të punojë. Ju do të pranoni rezultatet e skanimit si njoftim në Facebook. Kur të mbarojë, softueri do të fshihet.
Pasi nuk keni nevojë që ta mbani softuerin, ky nuk është një zëvendësim për mbajtjen në gjendje të pastër dhe të sigurt të kompjuterit tuaj nga sulmet keqdashëse, por është opsion i mirë që ju ndihmon ta kuptoni se kur jeni sulmuar. Sidoqoftë, Facebook nuk ishte i qartë se çfarë lloje të kontrollimeve kryen dhe cilat lloje të pajisjeve mbështeten.
Facebook thotë që jeni të mirëseardhur që ta ndaloni shkarkimin dhe të vazhdoni ta përdorni shërbimin, ndonëse nuk tregoi që ju mund të shihni sërish njoftime më vonë nëse nuk pranoni ta bëni shkarkimin. Kjo lëvizje është një gjë e mirë të cilën Facebook është duke e ofruar për përdoruesit e vet, pasi që mund të zvogëlojë numrin e lidhjeve të pakëndshme që pranojmë nga shokët tanë në rrjetin social kompjuterët e të cilëve janë sulmuar. Kompania thotë që planifikon të ofrojë “opsione softuerike shtesë në të ardhmen,” kështu që mund të presim bashkëpunime të ngjashme.




del.icio.us
Digg

Post your comment