BlackBerry 10, Full HD
Kompania e BlackBerry-it është duke punuar në krijimin e një modeli të ri të telefonit në formatin Full HD...
Kompania e BlackBerry-it thuhet se është duke punuar në krijimin e një modeli të ri të telefonit në formatin Full HD, i cili do ta sjellë rezolucionin e ri prej 1920 x 1080 pikselëve, si dhe versionin e ri të sistemit operativ BlackBerry 10.
Modelet ekzistuese të telefonave të mençur BlackBerry vijnë me rezolucion HD në 1280 x 720 piksel, mirëpo tani me sa duket kjo gjë do të ndryshojë.
BlackBerry OS 10.3 është zbuluar së fundmi dhe ky version mbështet ekranet në full high definition me rezolucion prej 1080p.
Edhe pse nuk dihen shumë detaje apo karakteristika të tjera për modelin e ri të telefonit Full HD të BlackBerry, besohet se telefoni do të sjellë ekranin e plotë të ndjeshëm në prekje, pa tastierë fizike, e cila është njëra prej shenjave dalluese të telefonave të kompanisë.




del.icio.us
Digg

Post your comment