Home | Business | * * *

* * *

image
Pas daljes në treg të versionit të ri iPhone 5S dhe iPhone 5C Apple do të paraqes në treg më shpejt seç mendohet iPhone 6.

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas daljes në treg të versionit të ri iPhone 5S dhe iPhone 5C Apple do të paraqes në treg më shpejt seç mendohet iPhone 6. Thuhet se Apple do të vijë me dy telefona të rinj, njëri prej të cilëve do të jetë iPhone 6, dhe se të dy do të lançohen më herët se në vjeshtën e këtij viti. Sipas Mizuho Securities thuhet se iPhone 6 do të lançohet më herët, duke  përmendur muajin Korrik si datë të mundshme të lançimit. Më tej ai shpjegon se ky informacion vjen nga zinxhirët e furnizimit të Apple në Azi, dhe se furnitorët e kompanisë tashmë janë duke punuar për përgatitjen e prodhimit të pjesëve të modeleve të reja të iPhone.

Një analist i kompanisë Mizuho ka thënë se ka gjasa të mëdha që iPhone 6 të vijë me ekran më të madh, dhe modele të ndryshme, të cilat do ta kenë ekranin me diagonale prej 4.7 deri në 5.5 inç. Për më shumë, thuhet se versioni i ri i iPhone 6 do të sjellë përmirësime në sensorin e gishtërinjve, TouchID dhe më shumë aplikacione, të cilat më pas do të jenë pjesë edhe e tabletit të saj, iPad. 

 

 * * *


Ora e Google, e cila bazohet në sistemin operativ Android, thuhet se do të vijë në treg gjatë muajit të ardhshëm. Google është duke punuar me kompaninë LG dhe modeli i parë i orës së Google pritet të zyrtarizohet në Mars të vitit 2014.

Raportet e reja thonë se Google do të merret me dizajnimin dhe krijimin e karakteristikave softuerike, ndërsa LG do të koncentrohet vetëm në pjesën e harduerit dhe specifikave. Deri më tani, ky bashkëpunim mes Google dhe LG ka funksionuar shumë mirë në krijimin e telefonave Nexus 4 dhe Nexus 5.

Përveç të tjerash thuhet se Google do ta integrojë edhe asistentin e saj dixhital të bazuar në zë, Google Noë, dhe njëri prej opsioneve do të jetë edhe lidhja e orës me Google Glass. Biznesi i orëve besohet se deri në vitin 2018 do të vlejë 19 miliardë dollarë.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00