Home | Business | * * *

* * *

image
Google e ka kaluar kompaninë Exxon Mobil, për tu bërë kompania e dytë më e vlefshme në SHBA, pas rivalit të saj kryesor, kompanisë Apple. Me këtë ngritje në radhitje, edhe zyrtarisht teknologjia e ka rritur ndikimin e saj në ekonominë amerikane.

 

 

 

 

 

 

 

Google, kompania e dytë më e rëndësishme në SHBA

 

 

Google e ka kaluar kompaninë Exxon Mobil, për tu bërë kompania e dytë më e vlefshme në SHBA, pas rivalit të saj kryesor, kompanisë Apple. Me këtë ngritje në radhitje, edhe zyrtarisht teknologjia e ka rritur ndikimin e saj në ekonominë amerikane.

 

Gjiganti amerikan i kërkimit, i cili njëkohësisht është edhe publikuesi më i madh i reklamave online e ka rritur vlerën e saj tregtare në 395.7 miliardë dollarë, për ta tejkaluar kompaninë Exxon, vlera e së cilës është 395.4 miliardë dollarë, thuhet sipas Bloomberg.

 

Vlera tregtare e Apple është 463.5 miliardë dollarë, ndërsa ajo e Microsoft Corp, e cila është në vendin e katërt, është 303.5 miliardë dollarë. Kompanitë e teknologjisë janë duke u ngritur shumë, për tu bërë lojtar të rëndësishëm në treg, dhe duke i tejkaluar industritë e tjera sikurse atë financiare, apo atë të shitjeve me pakicë.....

 

 

Wozniak: Apple, konkurrent me telefona në Android

 

 

Bashkë-themeluesi i kompanisë Apple, Steve Wozniak së fundmi dha një intervistë për revistën “Wired”, dhe një nga gjërat më interesante që tha Woz, ishte se Apple duhet të krijojë edhe telefona mobil që bazohen në Android.

 

Sipas Steve Wozniak, Apple do të bënte shumë mirë dhe të kishte sukses me një telefon Android, dhe me këtë ai mendon se Apple do të mund të konkurronte shumë mirë në të dyja sistemet operative, iOS dhe Android.

 

"Nuk ka asgjë që do ta ndalte kompaninë Apple nga tregu i Android, përkatësisht mbajtjes së Android si zgjedhje të dytë në tregun e telefonave", tha Wozniak, duke shtuar se: “Ne mund të luajmë në të dy fushat, në të njëjtën kohë".  ....

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0