Home | Business | Buxheti 2014, pensionet me 2% rritje

Buxheti 2014, pensionet me 2% rritje

image
Sipas buxhetit të vitit 2014, me fondet e vëna në dispozicion nga kontigjenca për rritjen e pensioneve, parashikohet që për vitin e ardhshëm si pensionet e fshatit, ashtu edhe të qytetit, të rriten në masën 2 për qind...

 

 

 

 

 

 

 

 

Edhe pse nuk është një ndër prioritetet e qeverisë, vitin e ardhshëm do të ketë rritje pensionesh. Sipas buxhetit të vitit 2014, me fondet e vëna në dispozicion nga kontigjenca për rritjen e pensioneve, parashikohet që për vitin e ardhshëm si pensionet e fshatit, ashtu edhe të qytetit, të rriten në masën 2 për qind, me një efekt financiar rreth 1.000 milionë lekë, pra duke mbuluar efektet gërryese të inflacionit. Buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm parashikon që shpenzimet për pensione të përllogariten në shumën 81.195 milionë lekë me një rritje për rreth 4.433 milionë lekë më shumë se realizimi i pritshëm i vitit 2013.

Rritja e shpenzimeve është pasojë e efekteve mbetëse të rritjes së pensioneve për vitin 2013, e cila e ka efektin financiar prej 1.396 milionë lekë dhe është e llogaritur për 5 muaj; në vitin 2014 efekti është 1.976 milionë lekë ose 580 milionë lekë më shumë, pasi është llogaritur për 7 muaj. Nga ana tjetër, efekte të ndjeshme sjell edhe rritja e numrit të përfituesve, pasi tashmë rritja graduale e moshës së daljes në pension është e përfunduar, ndërsa në vitin 2013 krahasuar me vitin 2012, numri neto i pensioneve rritet me 7.000 persona. Për vitin 2014, nga kontributet e drejtpërdrejta dhe të ardhurat e tjera parashikohen të mbulohen 53.929 milionë lekë përfitime ose rreth 3.67 për qind e PBB-së ose me një rritje prej 2.860 milionë lekë më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë që, shpenzimet ndaj vitit 2013 në variantin pasiv rriten me rreth 5.4 miliardë lekë, duke e thelluar edhe më tej nevojën e fondit të sigurimeve shoqërore për mbështetje buxhetore dhe duke evidentuar nevojën e shpejtë për ndërmarrjen e një reforme gjithëpërfshirëse. Në vitin e ardhshëm parashikohet që numri i përfituesve të rritet me mbi 12.800 persona, me një efekt financiar prej rreth 1.940 milionë lekë më shumë se një vit më parë. Në këtë analizë nuk janë përfshirë efektet e rritjes së pensioneve në vitin 2014, pasi ato do të mbulohen nga fondet e kontigjencës të parashikuara për këtë qëllim.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0