Home | Business | * * *

* * *

image
Android cilësohet si mbret i tregut Google vazhdon të marshojë përpara me sistemin e tij operativ Android, i cili vlerësohet të ketë arritur 81% të tregut të telefonave inteligjentë në tremujorin e tretë të këtij viti, ky rezultat vjen sipas të dhënave të fundit të firmës kërkimore IDC. 

 

 

 

 

 

 

 

 

* * *

Android sjell më tepër të ardhura se iPad Nuk është lajm që Android ka marrë shumicën e tregut të pajisjeve të mençura, por në tremujorin e tretët të vitit 2013, Android duket se ka arritur të marrë një titull tjetër nga Apple: përfitimet më të shumta nga shitjet e tabletëve në një tremujor. Analistja në Morgan Stanley, Katy Huberty, llogariti që tabletët që përdorin Android janë duke sjell më tepër fitime se sa iPad-ët duke u bazuar në shifrat e IDC-së për muajin tetor, që paraqiti mjaft pak rritje vit-për-vit për iPad-ët dhe një humbje të madhe të tregut botëror. “Për herë të parë, pajisjet me Android morën një prani më të madhe të tregut sa i përket përfitimeve se sa iOS,” shkroi Huberty në një shënim për klientët e saj. “Përqindja e përfitimeve nga Android arriti 46.2% në trmujorin e tretë të 2013-tës, për herë të parë duke e tejkaluar iPad-in me 45.6%. Prania e njësive me Android u rrit në 66.7% nga 58.5% një vit më parë, që është udhëhequr kryesisht nga Samsung dhe Lenovo, ndërsa prania e iPad-it ra në 29.7 për qind nga 40.2%.” Megjithëse Androidi ka arritur fitore, shitjet e iPad-ëve mund të pësojnë rritje të mëdha gjatë fundvitit me lëshimin e iPad Air dhe Retina iPad mini. Një gjë e cila mund ta parandalojë Apple-n në arritjen e shitjeve të shumta është rreziku për mungesë të furnizimeve. - 

 

* * *

Android cilësohet si mbret i tregut Google vazhdon të marshojë përpara me sistemin e tij operativ Android, i cili vlerësohet të ketë arritur 81% të tregut të telefonave inteligjentë në tremujorin e tretë të këtij viti, ky rezultat vjen sipas të dhënave të fundit të firmës kërkimore IDC. Me 211.6 milionë telefona inteligjentë të shpërndarë këtë tremujor, Android vazhdon të ruajë pozicionin e tij dominues në treg, këtë herë duke thyer rekord, me një rritje prej 51.3% gjatë vitit të kaluar. Nokia ka kontribuar për 93.2% të totalit të dërgesave. iOS gjithashtu ka pasur një rritje të ngadalshme, por të vazhdueshme, me një pjesë tregu prej 12.9% që është 25.6% më shumë se vitin e kaluar. Platforma Android nuk është e vetmja që ka ecur mirë. Edhe pse ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, platforma e Microsoft, Windows Phone është rritur me 156% vit-për-vit, duke arritur 3.6% të tregut në tremujorin e tretë.

 

* * *

Smartfoni i parë i Nokia-s me Windows Phone 8.1 do suportojë “Prekjen 3D” Për smartfonin e ardhshëm të Nokia-s, Lumia 1520 (6 inç), pavarësisht se ende nuk është lançuar, janë zbuluar shumë detaje lidhur me planet e kompanisë për sistemin Windows Phone 8.1 me të cilin do e pajisin këtë model të Lumia-s. Në llogarinë @eavleaks në Twitter është publikuar se Nokia ka në plan të lançojë dy pajisje me sistem Windows Phone 8.1 me emrat e koduar “Goldfinger” dhe “Moneypenny”. Në modelin “Goldfinger” do të integrohet një teknologji e veçantë për të cilën Nokia ka vite që punon. Kjo teknologji e quajtur ndryshe “Prekja 3D” bën që sensorët e harduerit të njohin ndërveprimet mbi ekran pa e prekur atë. Eksperimentimi me këtë teknologji është bërë publik gjatë përditësimit të softuerit Glance screen që lejonte përdoruesit e modeleve Lumia të tundin dorën para ekranit për të shikuar orën.

Është e kuptueshme që tek pajisjet me sistem Windows Phone 8.1 kjo teknologji do të jetë shumë më e avancuar. Thuhet se përdoruesit do munden të ndërveprojnë me pajisjen “Goldfinger” nëpërmjet disa gjesteve në pjesën e sipërme ose anësore të ekranit. Tek gjestet përfshihet shfletimi dhe lëvizja vertikale e gishtit që do të mundësojnë navigimin e përdoruesve përreth telefonit pa e prekur ekranin. Aktualisht Microsoft po punon për përgatitjen e përditësimit të Windows Phone 8.1 dhe një pjesë e mirë e opsioneve të reja pritet të prezantohen në Kongresin Botëror Mobil 2014. 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0