Home | Business | Interneti, 100 herë më i lirë

Interneti, 100 herë më i lirë

image
Zuckerberg beson se shërbimi i internetit mund të bëhet 100 herë më i lirë në çmim. Më tej ai sqaron disa metoda të cilat kompanitë që janë të përfshira në këtë projekt, janë duke i marrë në konsideratë.

 

 

 

 

 

Drejtori ekzekutiv i rrjetit social dhe themeluesi i saj, Mark Zuckerberg, me anë të një video të postuar në Facebook, ka sqaruar disa nga hapat që janë duke u ndërmarrë nga kompania e tij dhe aleatët të faqes Internet.org. Ai synon që tu mundësojë komunikim miliarda njerëzve në botë, të cilët ende nuk janë të lidhur online.

 

Zuckerberg beson se shërbimi i internetit mund të bëhet 100 herë më i lirë në çmim. Më tej ai sqaron disa metoda të cilat kompanitë që janë të përfshira në këtë projekt, janë duke i marrë në konsideratë. Me zgjerimin e spektrit të antenave dhe përforcuesve, krijuesit e infrastrukturës mund të arrijnë në zona më të largëta me më pak shtylla, që do të thotë më pak kosto për ta.

 

Metoda tjetër do të ishte përmes kompresimit të algoritmeve për të dhënat e përditshme, sepse ato do të bënin që kapaciteti i nevojitur për një video, apo shkarkim të një dokumenti, të ishte më i vogël.

 

Ja detajet e Nexus 5 Tashmë kanë dalë në dritë të gjitha specifikat e Nexus 5. Besohet se nga Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA, kanë nxjerrë të gjitha detajet për modelin e ri të telefonit të Google, Nexus 5, i cili ndryshe njihet edhe si LG D820 dhe Hammerhead. Shumë prej nesh nuk e kanë pritur se versioni i ri i sistemit operativ Android, 4.4 KitKat do të jetë në Nexus 5, për të parën herë në një pajisje mobile Android. Detajet të reja për Nexus 5 thonë se telefoni i Google dhe LG do të përmbajë edhe Snapdragon 800, 2 GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme. Më pas, në Nexus 5 do të jetë edhe kamera e pasme me 8 mega-piksel si dhe ajo e përparme me 1,2 mega-piksel, dual-band Wi-Fi a/b/g/n/ac, Bluetooth 4.0, NFC dhe GPS.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0