Home | Business | Qytetarët mbifaturohen, CEZ vonon trajtimin e ankesave

Qytetarët mbifaturohen, CEZ vonon trajtimin e ankesave

image
Konsumatorët nuk marrin zgjidhje për problemet e tyre, ndërsa kompania CEZ Shpërndarje vazhdon të mos deklarojë pasqyrat financiare të arkëtimeve, por vetëm rezultatet në rritje të këtyre të fundit.

 

 

 

 

 

 

 

Ankesat për mbifaturim nga ana e qytetarëve në 5 muajt e parë të vitit kanë qenë të larta, duke arritur në 2731 të tilla. Megjithatë, sipas raportit të monitorimit të punës së kësaj kompanie, të publikuar nga ERE, rezulton se, vetëm 412 raste kanë marrë zgjidhje. Një shifër shumë e vogël kjo, krahasuar me totalin e ankesave. Raporti nuk bën të ditur nëse, zgjidhja ka qenë në favor të konsumatorit, apo të kompanisë. Rastet e pakta të zgjidhjes së ankesave të konsumatorëve, evidentojnë sërish një ndër problematikat më të mëdha që ka vuajtur gjithnjë kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike. Pamundësinë e ofrimit të shërbimit për një matje të saktë, abuzime me konsumatorin dhe zgjidhjen jo në kohë të ankesave.

 

Edhe pse tendenca, të paktën në 5 muajt e parë të vitit, përsa i përket mbifaturimeve është në rënie krahasuar me vitin e kaluar kur kompania ishte nën administrim privat, problematika vazhdon të mbetet. Konsumatorët nuk marrin zgjidhje për problemet e tyre, ndërsa kompania CEZ Shpërndarje vazhdon të mos deklarojë pasqyrat financiare të arkëtimeve, por vetëm rezultatet në rritje të këtyre të fundit. Nga raporti i monitorimit, rezulton gjithashtu se, ka një rritje të faturave me zero konsum, çka të bën të mendosh se performanca në rritje e kompanisë CEZ Shpërndarje vjen pikërisht nga mbifaturimet. Numri i faturave me konsum zero të energjisë elektrike, është rritur ndjeshëm gjatë administrimit të përkohshëm të kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Sipas raportit të monitorimit të punës së kësaj kompanie në 5 muajt e parë të vitit, të publikuar nga ERE, numri i faturave me zero konsum është rritur thuajse me 5% nga muaji Mars në muajin Prill.

 

Konkretisht, numri i këtyre faturave në muajin Mars arrinte në 242.502, ndërsa në muajin Prill kjo shifër arrin në 293.027, rreth 50 mijë fatura më shumë. CEZ ende nuk ka bërë të ditur hartën e arkëtimeve, nëse janë zgjeruar zonat ku konsumatorët paguajnë energjinë elektrike, por sipas bilanceve të paraqitura nga kjo kompani realizimi i të ardhurave ka qenë pozitiv. Në përfundimin e analizës së dokumentacionit, ekspertët e ERE kërkojnë nga CEZ që, kërkojnë të dhëna për gjendjen aktuale të faturimeve si edhe realizimin e një plani veprimi për mbulimin me matje të të gjithë konsumatorëve të tensionit të ulët. Një ndër problematikat kryesore të administratës së mëparshme të CEZ ka qenë pikërisht humbjet e pajustifikuara në rrjet, që sillte një dëm të konsiderueshëm financiar.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0