Home | Business | Koncesionet, rregullat e reja

Koncesionet, rregullat e reja

image
Para fillimit të një procedure për dhënien e një kontrate me koncesion/partneritet publik privat, autoriteti kontraktues kryen veprimet paraprake të parashikuara në nenin 16 pika 3 të ligjit 4843.

 

 

 

 

 

 

 

 

Sapo kanë hyrë në fuqi rregullat e reja për koncesionet. Paketa me rregullat e reja, miratuar nga Këshilli i Ministrave më datë 10 Korrik, është botuar dje në Fletoren Zyrtare, për të hyrë në fuqi menjëherë. Rregullat për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat përcaktojnë veprimet përgatitore për dhënien e një kontrate me koncesion/partneritet publik privat, vlerësimin e pranueshmërisë, përmbajtjes dhe trajtimit të propozimeve të pakërkuara, si dhe procedurën dhe kriteret për vlerësimin dhe miratimin e projekteve të koncesionit/partneritetit publik privat që kërkojnë mbështetje financiare në përputhje me ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat. Për qëllime të zbatimit të këtyre rregullave, kufiri i ulët monetar do të jetë tashmë 5 milionë lekë. Para fillimit të një procedure për dhënien e një kontrate me koncesion/partneritet publik privat, autoriteti kontraktues kryen veprimet paraprake të parashikuara në nenin 16 pika 3 të ligjit 4843. Si fazë të parë të studimit të fizibilitetit, autoriteti kontraktues përgatit studimin paraprak, i cili përqendrohet veçanërisht në aspekte të domosdoshmërisë dhe përshtatshmërisë së idesë së projektit dhe merr parasysh një gamë të gjerë të alternativave të realizimit. Autoriteti kontraktues bazuar në informacionin, konkluzionet, si dhe rekomandimet e siguruara nga dokumenti i studimit paraprak, mund të vendosë të ndërpresë studimin dhe të shtyjë ose të refuzojë plotësisht zbatimin e projektit ose të vazhdojë me përgatitjen e studimit të fizibilitetit. Në rastin kur, sipas rezultateve paraprake të studimit, duket që projekti i parashikuar do të kërkojë mbështetje financiare, autoriteti kontraktues njofton Ministrinë e Financave para se të kalojë në fazën e ardhshme, d.m.th. në studimin e fizibilitetit.

 

Studimi i fizibilitetit

 

Autoriteti kontraktues harton studimin e fizibilitetit përpara se të ndërmarrë angazhim për realizimin e projektit. Studimi i fizibilitetit siguron shqyrtimin dhe vlerësimin e aspekteve teknike, ekonomike dhe tregtare të një projekti të propozuar, të cilat do të jenë baza për vendimin e investimit. Faza e dytë e studimit të fizibilitetit do të detajojë informacionin e përfshirë në studimin paraprak dhe përmban veçoritë kryesore të projektit, bazuar në analizën teknike, ekonomike dhe financiare, si dhe analizën e ndikimit mjedisor dhe social, që kryhen në funksion të investimit të planifikuar. Faza e fundit e studimit të fizibilitetit do të fokusohet në analizimin e faktit nëse projekti i hartuar si një koncesion/PPP është ekonomikisht më i favorshëm, krahasuar me alternativën e prokurimit tradicional. Projekti mund të vijojë me shpalljen e procedurës së dhënies me koncesion/PPP, ose të paraqitet për miratim në Ministrinë e Financave vetëm nëse është i përshtatshëm, i nevojshëm dhe përmbush kërkesat dhe politikat e autoritetit kontraktues; është i realizueshëm në aspektin e realizueshmërisë teknike, ekonomike dhe tregtare, duke përfshirë edhe përballueshmërinë dhe përshtatshmërinë financiare; nuk ka ndikim negativ social dhe mjedisor; alternativa përmes së cilës është parashikuar ai nëpërmjet dhënies së një kontrate me koncesion/PPP është më e dobishme në krahasim me alternativën e dhënies së një kontrate prokurimi publik.

 

Shuma e rimbursimit

 

Çdo operator ekonomik ose grup operatorësh ekonomikë, mund të paraqesë një propozim të pakërkuar për zbatimin e një projekti koncesionar/PPP. Kur procedura e dhënies së kontratës, e nisur në lidhje me propozimet e pakërkuara, finalizohet me nënshkrimin e kontratës, propozuesi ka të drejtë të përfitojë kompensimin e shpenzimeve të bëra gjatë përgatitjes së propozimit të pakërkuar, nëse ai ka marrë pjesë si ofertues në procedurën e dhënies së kontratës, por nuk është shpallur fitues. Shuma e rimbursimit mund të përcaktohet nëpërmjet vlerës së përllogaritur të tregut për propozimin e projektit dhe duke marrë parasysh edhe karakteristikat e ndryshme të propozimit, të tilla si: dobia, korrektësia, saktësia, niveli i detajimit e të tjera. Shuma e rimbursimit nuk do të jetë më e ulët se 0,5% ose më të lartë se 2% të vlerës së koncesionit/PPP-së në përputhje me kriteret treguese të mëposhtme: 0,5% - 0,75%, nëse propozuesi i ka dorëzuar propozimin e pakërkuar në një formë minimale; 0,75% - 1,5%, nëse propozuesi ka dorëzuar analizën gjithëpërfshirëse teknike, ekonomike dhe financiare; 1,5% - 2%, nëse propozuesi ka paraqitur një studim të plotë fizibiliteti.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0