Asus prezanton Transformer Book Trio
Asustek Comupter tani ka kombinuar një tablet me një ‘smartphone’ dhe një kompjuter PC në një produkt të ri, të cilin e ka quajtur Transformer Book Trio.
Kompania, e cila më parë kishte sjell PadFone, telefonin tablet-laptop, duket se tani po mendon më gjerësisht. Asustek Comupter tani ka kombinuar një tablet me një ‘smartphone’ dhe një kompjuter PC në një produkt të ri, të cilin e ka quajtur Transformer Book Trio. Produkti i ri është lajmëruar në shfaqjen teknologjike Computex Trade, të mbajtur të hënën në Taipei. Trio ka një tablet Android me ekran prej 11.6 inçëve dhe procesor Intel Atom 2580 prej 2GHz. Nëse i shtoni tastierën, pajisja shndërrohet në laptop, i cili punon nën Windows 8 dhe Android. Ndërsa, kur hiqni ekranin, tastiera e cila ka memorien ruajtëse individuale prej 750GB dhe procesorin Core i7 mund të lidhet me një monitor pa tela dhe të përdoret si desktop PC.




del.icio.us
Digg

Post your comment