BE, miliona euro për sigurinë ajrore
Përfundimi i binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Europian me 1 milion euro mes autoriteteve shqiptare dhe italiane të aviacionit civil gjatë tri viteve të fundit lë pas kushte më të mira për lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave nga dhe për në Shqipëri.
Përfundimi i binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Europian me 1 milion euro mes autoriteteve shqiptare dhe italiane të aviacionit civil gjatë tri viteve të fundit lë pas kushte më të mira për lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave nga dhe për në Shqipëri. Arritjet e projektit “Mbështetje për Administrimin e Sistemit të Sigurisë të Aviacionit Civil Shqiptar” u prezantuan sot në një konferencë me rastin e përfundimit të tij. Nëpërmjet trajnimit të stafit të Autoritetit të Aviacionit Civil, udhëheqjes së procesit të miratimit të legjislacionit kyç dhe standardeve të BE-së për mbikëqyrjen e sigurisë ajrore, ekipi i binjakëzimit ka punuar për ta sjellë sistemin e aviacionit civil të Shqipërisë afër atij të BE-së – i liberalizuar, efiçent dhe i sigurt. Qëndrueshmëria dhe konsolidimi i përpjekjeve të binjakëzimit për të garantuar udhëtim më të shpejtë, më të lirë dhe më të sigurt për udhëtarët dhe mallrat shqiptare, si edhe për udhëtarët dhe bizneset ndërkombëtare është në dorë të autoriteteve shqiptare.
Gjatë ceremonisë së mbylljes, Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi, vuri në dukje rëndësinë e një sistemi transporti ajror të modernizuar për investime, tregti dhe turizëm, dhe rrjedhimisht për vende pune dhe rritje ekonomike. Ambasadori Sequi theksoi se “pa treguar se është ligji që sundon, Shqipëria nuk mund të miratojnë dhe zbatojë mirëfilli ato standarde të BE-së që u mundësojnë qytetarëve të BE-së të njohin dhe të kërkojnë të drejtat e tyre si një pasagjer nëse fluturimi është vonuar ose bagazhet janë humbur; ato standarde që mundësojnë shtetasit e BE-së të fluturojnë më lirë, më shpejt dhe më të sigurtë se shtetasit shqiptarë; ato standarde të BE-së që u mundësojnë bizneseve evropiane të transportojnë mallra më lirë dhe me më shumë efiçencë se bizneset shqiptare; ato standarde që kanë përmirësuar jetën në Evropë”. Nëpërmjet procesit të integrimit në BE, që nënkupton adoptimin e standardeve të BE-së edhe për transportin ajror, Shqipëria do të jetë në gjendje të sigurojë rrugë më të shumta, më të shkurtra dhe më të lira, vonesa më të pakta dhe më shumë siguri për udhëtarët dhe bizneset.




del.icio.us
Digg

Post your comment