Home | Business | CEZ, nën hetim

CEZ, nën hetim

image
Policia çeke ka nisur hetimin e investimit të CEZ në Shqipëri. Sipas agjencisë prestigjioze Reuters, policia kundër korrupsionit po heton katër marrëveshje të grupit energjetik, përfshirë këtu edhe investimin e CEZ-it në Shqipëri. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Policia çeke ka nisur hetimin e investimit të CEZ në Shqipëri. Sipas agjencisë prestigjioze Reuters, policia kundër korrupsionit po heton katër marrëveshje të grupit energjetik, përfshirë këtu edhe investimin e CEZ-it në Shqipëri. E pyetur pas një artikulli të publikuar në gazetat çeke, zëdhënësja e CEZ, Barbara Pulpanova tha për Reuters se policia ka nisur të mbledhë informacione që prej më shumë se një viti në lidhje me këto marrëveshje.

 

“I kemi dhënë vazhdimisht informacionet e kërkuara policisë”, tha Pulpanova, pa dhënë detaje të mëtejshme. Ndërkohë, as policia antikorrupsion dhe as ajo bashkiake nuk kanë bërë komente në lidhje me këtë lajm. Sipas agjencisë Reuters, një prej hetimeve përfshin edhe CEZ Shpërndarje, së cilës iu hoq licenca në janar të këtij viti. “CEZ mund të humbasë deri në 200 milionë euro nga investimi i tij në Shqipëri dhe e ka cuar cështjen në arbitrazh, kundër shtetit ballkanik”, raporton Reuters.

 

Lajmi konfirmohet edhe nga Fox News, agjenci e cila citon një tjetër zëdhënës të grupit çek, Ladislav Kriz. Ky i fundit konfirmon se në 6 javët e fundit policia çeke ka kërkuar informacione specifike lidhur me transaksionet e kryera nga CEZ. Nën hetimin e policisë çeke është gjithashtu shitja e 50 % të aksioneve të minierës së qymyrgurit Mibrag në Gjermani dhe marrëveshja për furnizimin e magazinave në impiantin e energjisë bërthamore Temelin të CEZ lidhur me dyshimet për shkelje të ligjeve të prokurimit. Në një lajm të publikuar dje në të përditshmen ‘Pragë Daily Monitor’, zëdhënësja e grupit energjetik CEZ, Pulpanova deklaronte se grupi ka realizuar që nga viti 2005 investime jashtë vendit me një vlerë rreth 2.8 miliardë euro dhe nga këto investime problemet më të mëdha i ka hasur në Shqipëri. Megjithatë sipas zëdhënëses, CEZ pret rikthimin e të gjithë investimit të vet jashtë vendit, përveçse në Shqipëri, për shkak se autoritetet shqiptare i hoqën licencën grupit çek dhe kështu CEZ humbi kontrollin e firmës së tij të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri.

 

Grupi energjetik CEZ, që nga viti 2005, kohë kur ka filluar zgjerimin në tregjet e huaja ka investuar rreth 2.8 miliardë euro dhe nga të gjitha vendet priten përfitime, me përjashtim të Shqipërisë. Lajmi u publikua në gazetën e Pragës “Monitor”, duke cituar zëdhënësen e CEZ, Barbora Pulpanova. “Investimet e huaja të CEZ përbëjnë rreth një të pestën e totalit të investimeve të firmës që nga viti 2005. Në bazë të të dhënave kthimi i përgjithshëm mbi investimet e huaja ka arritur në 71 për qind. Por CEZ ka probleme të mëdha me operacionet shqiptare. Autoritetet shqiptare i hoqën licencën kompanisë çeke për shpërndarjen e energjisë elektrike duke bërë që CEZ mëmë të humbasë kontrollin mbi firmën e saj në Shqipëri”. Në vitin 2009, CEZ bleu 76 për qind të kompanisë shqiptare CEZ Shpërndarje për shumën 102 milionë euro Në vitin 2010 dhe 2011 firma shqiptare pati një pasqyrë pozitive, por vitin e kaluar ajo u zhyt në humbje. Sipas CEZ-it, humbja ishte për shkak të një rritjeje dyfish në blerjen e çmimeve të energjisë elektrike e cila, nga autoritetet vendore nuk u lejua të pasqyrohet në çmimin final të energjisë elektrike. Këtë vit, CEZ iu hoq licenca ndërkohë që u caktua një administrator shteti në krye të CEZ Shpërndarje. CEZ ka ndërmarrë hapa për të përgatitur një arbitrazh kundër shtetit shqiptar mbi dëmet, si pasojë e investimeve të dështuara, që llogaritet në shumën 5 miliardë korona çeke.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0