Home | Business | BB: Kujdes me reformat

BB: Kujdes me reformat

image
Shqipëria nuk ka pasur ecuri të mirë të eksporteve, të cilat mbeten shumë të ulëta në raport me PBB-në, ka një renditje shumë poshtë në raportin “Të bësh biznes”, duke qenë e 85-a, kur Maqedonia është ndër 30 të parat, ka një borxh të lartë publik, dhe produktivitet të ulët. “Në këto pika, Shqipëria i ngjan vendeve të jugut të Europës, që sot po vuajnë krizën e borxheve (Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja).

 

 

 

 

 

 

 

 

Për Shqipërinë, një raport i qëndrueshëm i borxhit ndaj PBB konsiderohet niveli prej 40%. Përfaqësuesi i Bankës Botërore për rajonin, Indermit Gill, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë, ka paralajmëruar dhe një herë qeverinë që të ulë nivelin e borxhit në raporte të qëndrueshme, që sipas tij do të ishte shifra prej 40% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga mbi 60% që ka kapërcyer borxhit aktualisht.

 

“Niveli më i përshtatshëm i borxhit për një ekonomi në zhvillim është rreth 40% e PBB. Nuk është ide e mirë që kur e ke një kufi në ligj, ta tejkalosh atë e më pas ta hedhësh poshtë këtë ligj”, shtoi Gill, sipas të cilit, nuk janë qeveritë ato që përcaktojnë nivelin e duhur të borxhit, por është tregu që e bën një gjë të tillë. “Nëse tregu të jep hua me interesa të ulëta ose për një afat të shkurtër, atëherë ky është një sinjal se borxhi duhet të konsiderohet i lartë”, tha Gill, duke paralajmëruar në tej që Shqipëria të përmirësojë perspektivën e rritjes ekonomike dhe duhet të ndërmarrë reforma, për të zhvilluar vendin, në mënyrë që të mos qëndrojë në kahun e vendeve të Europës Jugore, që sot po vuajnë pasojat e krizës së borxheve kombëtare.

 

Shqipëria nuk ka pasur ecuri të mirë të eksporteve, të cilat mbeten shumë të ulëta në raport me PBB-në, ka një renditje shumë poshtë në raportin “Të bësh biznes”, duke qenë e 85-a, kur Maqedonia është ndër 30 të parat, ka një borxh të lartë publik, dhe produktivitet të ulët. “Në këto pika, Shqipëria i ngjan vendeve të jugut të Europës, që sot po vuajnë krizën e borxheve (Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja). “Klima është njëlloj si në Greqi e Portugali. Nuk ka arsye që Shqipëria të jetë në vendin e 85-të për të bërë biznes, kur Maqedonia është në 30 vendet e para. S’ka arsye pse duhet të jetë e vështirë të kesh energji, të marrësh leje ndërtimi, të paguash taksa. Nëse nuk i rregulloni këto gjëra, atëherë do të shikoni të njëjtat gjëra që ndodhën në Greqi”, paralajmëroi Gill.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0