Home | Business | FMN: Fati i Ballkanit dhe Eurozona

FMN: Fati i Ballkanit dhe Eurozona

image
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Shqipëria pësoi një rritje minimale prej 1.5 për qind gjatë vitit 2011 dhe këtë vit mund të ketë rritje prej vetëm 1.1 për qind. 
 
 
 
 
 



Kriza e eurozonës mund të japë pasoja “veçanërisht të rënda” për vendet e Ballkanit Perëndimor, në rast se ajo përkeqësohet, deklaroi të shtunën në Uashington, Gerry Rice, drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në Fondin Monetar Ndërkombëtar. I pyetur nga një gazetar gjatë një konference për shtyp në lidhje me situatën e vendeve si Shqipëria, Bosnja e Kroacia, Rice tha: “Unë po i referohen parashikimit ekonomik botëror që vetëm dy javë më parë u publikua dhe paralajmëroi për komplikimet që mund të ketë kriza në Europën Juglindore dhe atë Lindore. Mendoj se është shumë e qartë se nëse situata në eurozonë vijon të përkeqësohet, ajo mund të ketë pasoja veçanërisht negative për këto vende që janë shumë pranë dhe janë shumë të varura nga eurozona, shumë fort të lidhura në tregti, sektor financiar, punësim e të tjera. Mendoj se komplikimet këtu mund të jenë shumë serioze në rast se situata në eurozonë vijon të përkeqësohet dhe ne po punojmë pikërisht për të shmangur këtë gjë”, tha Rice.

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se Shqipëria pësoi një rritje minimale prej 1.5 për qind gjatë vitit 2011 dhe këtë vit mund të ketë rritje prej vetëm 1.1 për qind. Në rast se ky parashikim del i vërtetë, atëherë këto do të jenë dy vitet më të vështira të përjetuara nga Shqipëria që nga kriza e vitit 1997. Por një skenar pozitiv mund të jetë që kriza në Greqi të përmirësohet, gjë që do të krijojë normalitet në vendet e tjera të eurozonës dhe rrjedhimisht mund të përmirësojë ekonominë e vendeve të tjera të Ballkanit.

Greqia është aktualisht duke negociuar një marrëveshje që do të falë një pjesë të madhe të borxhit të vet. Në rast se marrëveshja realizohet, Greqia i shpëton falimentit të paorganizuar dhe mund të rikthehet te rritja ekonomike me borxh publik më të vogël e më të përballueshëm.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
0